Fundamenti

Salihu: Nga sonte fillon ora për të ndryshuar të ardhmen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në takimin që mbajti shtabi zgjedhor i AKR-së dega në Gjilan mbajtur u raportua gjendja e përgjithshme e strukturave të AKR-së përfshirë të gjitha nëndegët, forumi Gruas dhe forumi Rinor. Shefi i shtabit të AKR-së në Gjilan Vehbi Salihu tha para të pranishmëve se tani orët janë afruar për hapjen e fushatës zgjedhore edhe zyrtarisht.

“Tani orët janë afruar për hapjen e fushatës zgjedhore edhe zyrtarisht. Koha për të ndryshuar vendin dhe të ardhmen e Kosovës fillon sonte nga ora 00:00 edhe zyrtarisht. Nga kjo orë e tutje qytetarët e Gjilan dhe Kosovës dhe simpatizantët e AKR-së dhe të koalicionit do të fillojnë të kërkojnë votën e kthesës historike te Kosovës. E kemi pritur këtë ditë të rëndësishme, ditë e sovranit, ku populli do të vendos fatin dhe të ardhmen e vendit. Lusim të gjitha strukturat tona të AKR-së gjithashtu qytetarët e Gjilan dhe gjithë Kosovës qe të jenë të gatshëm për orën e ndryshimeve që po vije. Në emër të AKR-së në cilësinë e shefit të shtabit ju uroj ju të pranishëm dhe gjithë qytetarëve të Anamoravës dhe Kosovës këto zgjedhje historike” tha Salihu.

FIDANISHTJA

AKR në Gjilan sipas zëdhënësit të shtabit Sami Spahiu, bënë thirrje që në këto zgjedhje të përkrahet programi i koalicionit LDK –AKR nga qytetarët e Anamoravës duke ju përgjigjur masovisht këtyre zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në këtë takim u diskutuan edhe përgatitjet e fundit teknike për fushat sa më të dinjitetshme, duke udhëzuar të gjithë përgjegjësit për zbatimin e detyrave sipas planit të paraparë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.