ARKATANA

Salihu: LDK do të kërkojë arsyeshmëri për çdo cent të harxhuar të taksapaguesve

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – LDK nuk do të ndalet që të kërkoj edhe arsyeshmërinë e çdo harxhimi të mjeteve financiare të taksapaguesve respektivisht djersës së qytetarëve të komunës së Gjilanit ka thënë Vebih Salihu.

ë një konferencë për medie Vebih Salihu kryetar i komisionit për shërbime publike në LDK tha se nga raporti financiar për vitin 2012 shihet se kjo drejtori ka shpenzuar vetëm në investime kapitale shumën prej 829,718.01, ndërsa në përgjithësi ka harxhuar kjo drejtori 1,092,366.78 , në praktikë gjendja është shumë ma ndryshe dhe le mundësin e dyshimit në formën dhe mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve dhe se LDK nuk do të ndalet që të kërkoj edhe arsyeshmërinë e çdo harxhimi të mjeteve financiare te taksapaguesve respektivisht djersës së qytetarëve të komunës së Gjilanit ka thënë Vebih Salihu.

Salihu tha se gjatë punës së vazhdueshme në teren është përcjellë me vëmendje puna e D.SH.P, dhe në bazë të kësaj me qellim të ngritjes së cilësisë në dhënien e shërbimeve sa më të mira taksapaguesve Gjilanas ka evidentuar të meta të shumta në punën e kësaj Qeverisje komunale në përgjithësi dhe të D.SH.P në veçanti tha Salihu i LDK-së.

“Ne si Komision Profesional jemi të brengosur si të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit tanë në injorimin total të shqetësimeve tona të paraqitura vitin që shkoi. Në atë kohë ne me qëllim të përmirësimit të punës së kësaj Drejtorie dhe të Qeverisë Komunale patëm kërkuar më shumë argumente e angazhim seriozë të kësaj qeverisje dhe drejtorisë në fjalë në realizimin e kërkesave të qytetarëve të cilat ne veç i patëm evidentuar si LDK, dhe kemi dhënë edhe e disa rekomandime të bazuara pikërisht në këto kërkesa të qytetarëve. Përkundër të gjitha angazhimeve tona qëllimmira dhe në funksion të ngritjes së dhënies sa më të mirë të Shërbimeve Komunale për Qytetaret tanë, situata në këtë Drejtori dhe në Qeverinë Komunale është përkeqësuar edhe më tepër. Për këtë arsye ne jemi të obliguar që seriozisht dhe më fuqishëm të reagojmë në mos efikasitet të këtyre organeve Komunale” ka sqaruar Salihu.

Salihu si dobësi të këtij dikasteri ka përmendur mos harmonizimin e Planit të Punës dhe Raportit të Punës së DSHP për vitin 2012. Salihu ka përmendur mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve ku ka pasur shumë shpenzime në letra ndërsa në teren nuk janë vërejtur investime. “Taksapaguesve tanë ju shkaktohen dëme të mëdha në këtë drejtim duke dëmtuar mjetet e tyre ndërsa në anën tjetër duke ju marrë taksa kinse për mirëmbajtje të rrugëve dhe poashtu qytetarët janë jashtë mase të rrezikuar nga dëmtimi, uzurpimi dhe mos investimi në ndërtime të trotuareve që janë parakusht për një siguri të qytetarëve e posaçërisht nxënësve në rrugët tona të cilat edhe ashtu nuk janë të mira. Dhe çdo rrezikim i jetës së qytetarëve është çmim që duhet ta paguajnë zyrtarët përgjegjës të kësaj qeverisje” ka thënë Salihu.

KKVITI

Kurse tek mirëmbajtja dimërore e verore gjithmonë fillohet me vonesë . Salihu ka përmendur disa rrugë ku gjendja është e keqe. Rruga “Mulla Idrizi”në drejtim të lagjes zabeli. Rruga te “Baja”ne drejtim te rrugës qarkore përskaj Dardanisë. Rruga “Pajazit Ahmeti”ka ish vetëshërbimi Pireva deri ne rrugën Qarkore etj.

“Kjo tregon pa përgjegjësin totale të kësaj Drejtorie dhe të Qeverisë Komunale. Në të gjitha hyrjet në qytet po ndihet mungesë e madhe e Trotuareve në qytet e fshatra.” Ne kërkojmë që sa më parë të fillohet me riparimin e rrugëve dhe trotuareve dhe at nëse është e mundur të punohet natën në kohen sa është e lejuar për t`i mos i shqetësuar dhe penguar qytetaret dhe me qëllim që të mos dëmtohen punimet respektivisht asfaltimi” tha Salihu.

Salihu dhe komisioni tij kanë folur edhe për sinjalizimin horizontal dhe vertikal ku u tha ase është një shqetësim i cili po përcillet çdo vite e që karakterizohet me shpenzime të mëdha , kualitet të dobët dhe i pamjaftueshëm dhe investimet në këtë drejtim tashmë janë bërë modë që shpenzime të bëhen shumë në letra a në praktikë vështirë është të shihen rezultatet e këtij investimi.

Ndriçimi Publik , investimet kapitale janë një tjetër shqetësim i Salihut. “Shqetësuese është tejzgjatja e punimeve në objektet ku investitorë është Kuvendi Komunal dhe Donatoret dhe si të tilla disa edhe po mbesin pa u krye me vite si: Lumi Mirusha, në njërën anë ndërtohet ndërsa në tjetrën dëmtohet. Sahat Kulla e famshme e cila është shndërruar në kontenjer mbeturinash. Asfaltimi i shtresës se fundit në lagjen e “Bojanines”, Asfaltimi i shtresës së fundit në rrugën në drejtim të kolegjit Fama dhe rrugës së Stanishorit. Asfaltimi i shtresës së fundit në lagjen e VIII. Asfaltimi i shtresës së fundit në fshatin Livoq i Ulët etj.

Transporti Publik, kompanitë publike “Hidromorava” ashtu edhe në ‘’EcoHigjiena’’ kemi vërejtje në efikasitetin e tyre. Salihu ka dhënë vërejtje tek “Hidromorova” ku sipas tij ka mungesë të ujit në disa lagje .”Edhe njëherë apelojmë qe sa më parë të hiqen kushtëzimet ndaj qytetarëve për pagesat për këto shërbime të cilat janë në kundërshtim me ligjet në fuqi” ka thënë Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: