Salihu i VV: Pse nuk janë zbritur tarifat për Mbeturina..?
Gjilan – Sadat Salihu nga VV thotë se qytetaret përpos që kanë të drejt të kërkojnë shërbime të mira, ata kërkojnë edhe të trajtohen njësoj në tarifa.
Sipas tij fatura e mbeturinave nga kompania “Eco – Higjiena” në çdo familje vazhdon të vije 5 euro, ndërsa ne si qytetar kemi prit t`ia shohim hajrin vendimit të Qeverise edhe për faturën për mbeturina pas uljes sē TVSH prej 16% në 8%. “Kjo besoj që vlen edhe për kategorinë e bizneseve. Qytetarët e sidomos të moshuarit pensionistet qysh edhe është tradita e tyre t`iu rrinë gati pagesave çdo ditë ankohen për mos ulje të tarifës së mbeturinave e që kjo ndikon tek gjepi i qytetarëve të lodhur nga kushtet e vështira financiare. Prandaj edhe ne kërkojmë të jetë tarifa 4.70 euro sikurse në qytetet tjera dhe jo 5 euro siç është tani” shprehet Salihu i VV.
Salihu tha se presim nga Komuna e Gjilanit që ta zbatoj vendimin pas një viti të marr nga Qeveria e Kosovës. “Më mirë vonë se kurrë të zgjohet nga gjumi që ka kapluar këtë qeverisje Komunale e t`ia shohim hajrin nga ndonjë punë e hajrit” thotë Salihu, derisa akuzon drejtorinë e zhvillimit ekonomik e cila sipas tij në tërë këtë lëmshë e ka luajtur vetëm lojën e spektatorit./rajonipress/


