Salihu: Eksperimentet e Lutës me Këshillat e fshatrave
Gjilan – Sadat Salihu nga LVV pika në Miresh thotë se këshilli i fshatit është jo funksional. Eksperimentet e Komunës së Gjilanit duke përdorur si vegël këshillat e fshatrave gjoja që të jenë sa më afër qytetarit tani më është iniciativë e dështuar thotë ai.
“Po bëhen 4 vite gati që nga marrja e pushtetit LDK dhe asnjëherë nuk u vizitua me fshati Miresh nga Kryetari Haziri. Tani për vizita s’behet fjalë, por as përkrahje dhe kryetari përmes sekserëve të tij ka prishë këshillin e fshatit dhe asnjëherë nuk ka funksionuar nga ardhja e kësaj qeverisjeje” shprehet Sadat Salihu.
Salihu thotë se ne si fshat tashmë jemi të bindur që kjo qeverisje as që qanë hallin për fshatin tonë dhe sigurisht që qytetarët do ta ndëshkojnë me votë këtë qeverisje. “Hallet dhe brengat e qytetarëve ne si VV kemi ngritur zërin dhe jemi solidarizuar me qytetarët e fshatit dhe së bashku me ta do ta bëjmë ndryshimin” shprehet Salihu./rajonipress/


