RCCOLA

Salihu: E marta do të jetë ditë e mirë, tranzicioni po shkon normal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Agim Salihu udhëheqës i ekipit të tranzicionit i caktuar nga ana e Lutfi Hazirit tha për rajonipress se dita e marte do të jetë një ditë normale dhe e mirë. Tranzicioni ka shkuar mirë dhe kemi pasur bashkëpunim të mirë nga zyra e kryetarit dhe të gjitha drejtorit tha Salihu.

Agim Salihu ishte caktuar udhëheqës i ekipit të tranzicionit nga ana e Lutfi Hazirit. Saliuh që nga dita e parë është marrë me të gjitha materialet e nevojshme që duhet të jenë të proceduara në suaza ligjore në rrethana të tilla të tranzicionit nga një pushtet komunal tek një pushtet tjetër, raporton rajonipress.

Salihu i cili ka një përvojë të mirë me pushtetet lokale tha për rajonipress se është i kënaqur me punën dhe koordinimin që e ka pasur gjatë këtyre ditëve me të gjitha drejtoritë komunale dhe vet zyrën e kryetarit.”Jam i kënaqur sepse jemi pritur mirë, ka pasur një koordinim dhe na janë ofruar raporte nga të gjitha drejtoritë.Besoj që do të jetë një tranzicion shumë normal, derisa ditën e martë kur pritet ta jap betimin Lutfi Haziri e presim shumë të qetë dhe të relaksuar” tha Salihu.

Fundamenti

Salihu thotë se qëllimi i ekipit që ai e ka udhëhequr nuk ka qen auditimi apo çfarëdo hetimi tjetër. “Ne qëllim kryesor kemi pasur përgatitjen dhe agjendën për një seancë normale dhe për një dorëzim normal të qeverisjes dhe për të krijuar relacione të shëndosha. Kjo tek e fundit edhe është praktikë në shumë shtete të civilizuara” tha Salihu.

Ndryshe Lutfi Haziri pritet që më 24 dhjetor të japi betimin dhe të inaugurohet si kryetar i ri i komunës së Gjilanit./rajonipress/