Salihi shënon golin e pestë në Kinë

Hamdi Salihi ka shënuar përsëri në kampionatin kinez të futbollit në barazimin që skuadra e tij e morri si mysafirë.
Ishte shqiptari i pari ai që zhbllokoi rezultatin kur pas vetëm 7 minutave realizoi për 1:0 për Jiangsu kundër Liaoning Hunyong.
Vetëm 10 minuta më vonë, kanë shënuar edhe vendasit për 1:1. Në fakt ky ishte goli përmbyllës i kësaj sfide që pavarësisht aksioneve, nuk pati gola të tjerë.
Skuadra e Salihit pas barazimit të sotëm renditet e 9-ta në tabelë, ndërsa që shkodrani kap kuotën e 5 golave që shpresojmë të jetë një ogur i mirë për ndeshjen e Kombëtares Shqiptare kundër Norvegjisë me 7 qershor.
Kujtojmë se Salihi ishte shënuesi i golit të vetëm që i dha fitoren historike Shqipërisë në Oslo kundër Norvegjisë, në muajin mars.