Uji Dea

Salihi shënoi gol në Kupën kineze

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sulmuesi shkodran shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, Jiangsu Sainty në humbjen që pësoi në Kupën e Kinës nga Dalian Aerbin.

Hamdi Salihi ka gjetur rrugën e golit pas pesë ndeshjeve “agjërimi”, kur ka shënuar golin e vetëm për ekipin e tij, Jiangsu Sainty në sfidën e Kupës.

Mobi Casa

Jiangsu Sainty pësoi humbje në shtëpi në garën e Kupës së Federatës kineze nga Dalian Aerbin me rezultatin 1:2.

Salihi shënoi golin në minutën 66. Sulmuesi shkodran nuk kishte shënuar gol prej një muaji e gjysmë, në pesë ndeshjet e fundit të ekipit.