UBT

Salihi: Na sulmuan me shqelma në Serbi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Hamdi Salihi lojtari i Shqipërisë është një sportist dhe njeri i mrekullueshëm, një nga ata që meriton gjithë titujt e gazetave dhe ndonjë dhuratë simbolike me postë. A nuk ishte ky shkodran që na lumturoi të gjithëve me golin e “Oslos” edicionin e shkuar! Shqipëria nuk do të ketë një skuadër që do japë më të mirën e saj me krenari dhe dinjitet nëse nuk do trajtojmë ata që kemi si “më të mirët!”.

Ka ardhur koha që kapiteni i përfaqësueses mos ta konsiderojë si fatkeqësi faktin që më të mirët nuk luajnë me ne, por të besojë që ata që ka përreth janë më të mirët. Në një intervistë të gjatë për gazetën “Haaretz, shkodrani ndër të tjera rrëfen dhunën në Serbi, në takimin Serbi – Shqipëri.

Hidromorava

“Isha në pankinë dhe në një moment pashë shumë lojtarë që ishin tek flamuri. Më pas të gjithë tifozët nisën të zbrisnin në fushën e lojës dhe filluan të godisnin me shkelma e grushte dhe sende të forta pankinën, nga pas shpine. Hymë të gjithë në fushë dhe u munduam që të ruanim veten duke u përleshur me lojtarët serbë, por më së shumti me tifozët. Po sulmoheshim nga të gjithë krahët. Ishte një situatë shumë e vështirë”, tha Salihi, duke komentuar edhe hyrjen në tunel mes tifozëve. “Në tunel ishte më e keqja. Disa shqelma erdhën jo vetëm nga tifozëria që zbriti në fushë, por edhe nga njerëzit e sigurisë u goditëm. Aty ishte situata më e keqe”./Arena/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.