Fundamenti

Sali Salihu nuk është më këshilltarë i PVD-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc nuk i ka më 9 këshilltarë në Asamblenë komunale të Bujanocit.

Salih Salihu nuk është më këshilltarë i PVD-së ashtu siç po thirret në deklaratat e tij kryetari i degës Shaip Kamberi dhe kryetari i këtij subjekti politik Riza Halimi, kjo ngase ish-partneri i koalicionit, Sali Salihu tashmë vepron si këshilltarë i PDSH-së në Asamblenë Komunale të Bujanocit dhe jo si pjesë e koalicionit me PVD-në.

Arsyeja pse Salih Salihu nuk është më pjesë e këtij koalicioni është shkelja e marrëveshjes nga ana e PVD-së subjekt ky që pas zgjedhjeve lokale. Sali Salihun e ka konsideruar si këshilltarë të PVD-së dhe jo siç ka qenë e paraparë në marrëveshje këshilltarë i Partisë Demokratike Shqiptare.

ARKATANA

Sa i përket politikës së Riza Halimit si deputet në Parlamentin e Serbisë, Salihu u shpreh se ai nuk njihet si deputet legjitim nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare. Sipas Salihut politika e Riza Halimit është politikë centraliste, ku gjithnjë ka shkelur procesin e normave demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Funksionimi i Këshillit Nacional sipas Salihut këshilltarë i Partisë Demokratike Shqiptare në asamblenë komunale të Bujanocit, është jolegjitim dhe i centralizuar sikurse në kohën e monizmit të ish-Jugosllavisë.

Krejt në fund Salihu u shpreh se në punimet e Asamblesë komunale do të jetë prezent dhe aktiv sikurse ka qenë deri më tash, ne të mirën e qytetarëve të komunës së Bujanocit, pa dallim nacionalitet./rajonipress/