Sali Salihu kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Vitisë
Gjilan – Kësaj radhe Sokol Haliti do ta ketë një rival të fort për postin e kryetarit në Viti. Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se profesori dhe deputeti Sali Salihu, është kandidati i kësaj partie për kryetar të Vitisë, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Profesori dhe deputeti Sali Salihu është zgjedhur kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Vitisë. Salihu ka fituar me shumicë votash në procesin e zhvilluar të dielën në të cilin janë përfshirë të gjitha pikat dhe të gjithë aktivistët e Qendrës së Vitisë kanë pasur të drejtën e votës”, thuhet në njoftimin e VV-së. /rajonipress/


