RCCOLA

Sali Berisha kujton fëmijërinë kur shkonte në shkollë nëpër borë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shijuar borën për herë të parë sivjet. Ai gjatë kësaj ecje ka kujtuar kohën kur si fëmijë i është dashur të udhëtoj 3 ore vajtje-ardhje për të shkuar në shkollë.

Berisha në profilin e tij në Facebook shkruan se sot në mëngjes ka ecur për herë të parë sivjet dy orë në dëborë.

Eco Higjiena

“Gjate ecjes, si nje vegim i larget i “heroizmit feminor”, me erdhi ne mendje udhetimi i perditshem ne dimrat e viteve nga klasa e pare ne te shtaten, ne te cilet nga mesi i nentorit gjeri ne mesin e prillit une me bashkemoshataret e mi udhetonim ne debore vajtje – ardhje per ne shkolle rreth tre ore cdo dite te javes. Udhetimi ishte i lodhshem e shpesh ne klase arrinim “te ngrire” nga kembet dhe duart. Klasen e gjenim gjithnje te ngrohte e mesuesi na lejonte te ngrohnim duart tek soba para se te uleshim ne banka. Perpjekjet tona per te bindur prindrit tane per te mos shkuar ne shkolle per shkak te debores qe kishte rene gjate nates ishin ne teresi pa sukses . Ndonjehere kur debora ishte e konsiderueshme perdornim rrathet (rreth druri me nje rrjete spangoje qe lidhej nen kepuce ne menyre qe kemba te mos futej thelle ne debore). Rrathet e veshtiresonin ecjen por te mbanin pa u zhytur thelle ne debore. Ne dite te vecanta, kur trashesia e debores ishte e madhe, nje i rritur do te na shoqeronte me lopata druri me vehte per te hapur rrugen. Prinderit nuk na lejonin te merrnim shkrepse me vehte nga frika se mos hutoheshim duke ndezur zjarre per tu ngrohur rruges dhe nuk do te shkonim ne shtepi. Ne rastet kur moti perkeqesohej gjate dites nje i rritur do vinte te na merrte ne shkolle ose ndodhte qe te kalonim naten ne familjet e shokeve tane. Ky udhetim i perditeshem ne debore per ne ishte i mundimshem dhe jo romantik por pamedyshje kalites dhe mua me lidhi shume me deboren, e cila pervec bardhesise ka dhe shume te mira te tjera. Sot pas dy ore udhetimi u ndjeva mire. Kete ndjej dhe keto kujtime desha t`i ndaj me ju miqte e mi te Facebook”, shkruan Berisha. (ORAinfo)