UBT

Sahiti: Arsimtarët u poshtëruan

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rashit Sahiti nga LDK-ja ka shpreh papajtueshmëri me punën dhe marifetet e komisioni të DKA-së sepse, konsiderojmë se ekzistojnë një varg kriteresh,tashmë të aprovuara,për të krahasuar përparësitë e një kandidati ndaj kandidatit tjetër për pranim në punë.

Komisioni për çështje të arsimit i degës së LDK-së në Gjilan shpreh papajtueshmëri me punën dhe marifetet e këtij komisioni të DKA-së sepse, konsiderojmë se ekzistojnë një varg kriteresh,tashmë të aprovuara,për të krahasuar përparësitë e një kandidati ndaj kandidatit tjetër për pranim në punë.Kështu ka thënë Rashit Sahiti nga LDK.

Sahiti tha se në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan,përmes një komisioni intervistues për vlerësimin e dijes së kuadrit arsimor që kanë konkurruar për vende pune, janë shfaqur praktika të papritura,të padëgjuara dhe të papara me ligj për pranimin e kuadrit mësimor në Arsimin e Mesëm të Ulët dhe Arsimin e Mesëm të Lartë !!

Arsimtarët që kanë konkurruar për vende të lira të punës,janë të detyruar,t’i nënshtrohen provimit pranues, nëpërmjet një testi të dijes,në lëndët Gjuhë shqipe dhe Matematikë.

Sipas Sahitit deri më tani na është e njohur praktika e një ish sistemi të shkuar, kur punëtorët arsimorë ndiqeshin,burgoseshin dhe përjashtoheshin nga procesi mësimor, jo pse ata ishin të padijshëm,por pse ishin në nivel të detyrës profesionale e kombëtare që kërkonte koha dhe profesioni i tyre edukativo- arsimor. Me gjithë ato ndëshkime e reprezalje, punëtorët e arsimit asnjëherë nuk e ndienin vetën të fyer e të poshtëruar. Përkundrazi,qenë krenarë .

“Sot, në shtetin tonë të lirisë e demokracisë,nëse mund të quhet kështu, një komision DKA-së, i formuar për vlerësimin e dijes se atyre që kanë konkurruar për vende të lira pune në arsim,sipas kualifikimit përkatës, i poshtëron,i degradon dhe nënvlerëson dijet,jo vetëm të këtyre kandidatëve ,por edhe gjitha ato nivele akademike prej nga janë vlerësuar dhe kanë marrë titujt përkatës për ushtrimin e profesionit të tyre” ka thënë Sahiti.

Mobi Casa

Prandaj opinioni publik,madje edhe intelektualë të shquar të komunës sonë, këto veprime të këtij komisioni,nga kushdo qoftë i formuar për këtë qëllim,me të drejtë i quan “marrëzira të papara “ dhe “ jo kompetent të vlerësimit të dijës universitare” (LLD)

Për Sahitin mënyra e punës së këtij komisioni nuk ka mbështetje ligjore por ka mbështetjen e partisë e cila ka synim pranimin në punë militantët e saj. Prandaj, ky komision është komision përjashtues,degradues dhe fyes për komunën e Gjilanit dhe vetë DKA-në që zbaton urdhra partiak.

Një punë e këtillë është nënçmuese,degraduese dhe poshtëruese për gjithë këta kandidatë,pse jo edhe nivelet akademike të cilat kanë vlerësuar dijet e tyre dhe kanë diploma universitare.

Sahiti mendon se sado i dijshëm të jetë ky komision,nuk është kompetent të masë dijen e tjetrit sa vlen. Këta anëtarë të këtij komisioni intervistues bëhen edhe më qesharakë kur vetë nuk posedojnë dijet profesionale të atyre kandidatëve që kanë konkurruar në lëndët përkatëse.

Kandidatët iu kanë shtruar një testimi nga Gjuha shqipe dhe Matematika edhe pse këta nuk do t’i ligjëronin këto lëndë. E drejta dhe dija e tyre për të konkurruar në arsim është fituar në momentin kur ata kanë marrë diploma që vërtetojnë dijet dhe aftësitë e tyre për fushat përkatëse ndërsa, përpjekja për të vlerësuar dikush tjetër dijet e tyre është më tepër se qesharake është shprehur Sahiti./rajonipress/