Fundamenti

Sahatqija: Aspiratat e Sejdiut janë legjitime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, thotë se LDK, është e hapur për prurje të reja. Ajo thotë se ardhjet në LDK kanë qenë të vazhdueshme dhe se në këtë mënyrë do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

“LDK nuk e ka nisur tash ardhjen e figurave të reja, sepse ky është një proces i vazhdueshëm. Së fundmi kemi pasur ardhjen e Alma Lamës, Muhamet Mustafës”, ka thënë Sahatqija në emisionin ‘Zona B’, në Klan Kosova, citon KP.

Deputetja e LDK-së ka thënë se kandidimi i kryetarit të nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, për kryetar të partisë, është legjitim, pasi sipas saj, pozita e kryetarit të nderit nuk i ndalon kandidimin, sipas statutit të partisë.

Ajo thotë se Sejdiu, nuk do t’i bënte dëm LDK-së.

Uji Dea

“Nuk mendoj se zoti Sejdiu është i interesuar që të dëmtojë LDK-në, e aspiratat për të qenë përsëri kryetar janë aspirata legjitime”, ka thënë ajo.

Duke mohuar përçarjet e mundshme, ajo thotë se rritja e LDK-së në zgjedhjet lokale ka rritur aspiratat për udhëheqje.

“Me rritjen e numrit të votave, me kalimin e zgjedhjeve lokale, në të cilat është shënu një rritje, është shënu një kërkesë për ardhje të njerëzve të rinj. Duket qartë se aty nuk ka asnjë fjalë për përçarje, por përkundrazi ka fjalë për ardhje. Ka fjalë për fuqizim. Prandaj, mendoj që atëherë kur partia fuqizohet, kur partia duket se ka një perspektivë të mirë, është normale që vijnë njerëz dhe, edhe ata që janë shprehin aspirata për udhëheqje. Mendoj se është një demokraci të cilën në fund të fundit, vendimi do t’i përket strukturave”, tha Sahatqija. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.