Saga e Kuvendit, dështon për të 10-tën herë konstituimi

Ka dështuar edhe tentimi i 10-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Dështimi erdhi pasi komisioni për votim të fshehtë mori vetëm 54 vota dhe një kundër, pas kësaj është ndërprerë seanca për tu mbledhur të hënën prej orës 10:00.
Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.