Fundamenti

Saga e Kurtit me Prokurorinë Speciale, Ambasada Amerikane: Të gjendet zgjidhje që ruan integritetin e institucioneve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express lidhur me rastin e refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për rastin e rezervave shtetërore kanë thënë se palët duhet të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Besnik Velija

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka më shumë se dy muaj që refuzon ftesën e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur para prokurorëve në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore, shkruan Gazeta Express. Kreu i Qeverisë dhe LVV-së s’ka përfillur as urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurori dhe ka insistuar në vazhdimësi se duhet të intervistohet ne zyrën e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë shpërfillje të Kurtit ndaj institucioneve të drejtësisë një përgjigje për Gazetën Express kanë folur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Ambasada amerikane ka kërkuar nga palët e përfshira në këtë rast që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës.

Hidromorava

“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe kërkojmë nga palët që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së për Gazetën Express.

Ftesa nga Prokuroria fillimisht i kishte shkuar Kurtit në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo nga Qeveria ishte interpretuar edhe si ndërhyrje në zgjedhje, meqë Kosova me 9 shkurt do të mbante zgjedhjet e përgjithshme.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, kishte shkruar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.