ARKATANA

Sadiku vazhdon me gola

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, ka shënuar dy gola për Luganon që në shtëpi humbi nga Wili me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën.

Sadiku në ndeshjen e javës së 29-të të Kategorisë së Dytë të Zvicrës golin e parë e shënoi në minutën e 31-të për të barazuar rezultatin në 1:1, kurse golin e avantazhit e shënoi tetë minuta më vonë. Por, Lugano ndeshjen e humbi në minutat e fundit, kur skuadra e Wilit shënoi dy herë në dy minuta për rezultatin përfundimtar 3:2.

Hidromorava

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, në fanellën e Luganos ka shënuar 19 gola në 26 paraqitje dhe ka kontribuar me dy asistime.

Ndërkohë futbollisti shqiptar, Argjend Mustafi, ka shënuar një gol në barazimin e Wohlenit që në shtëpi luajti 2:2 ndaj Chiassos. Mustafi golin e shënoi në minutën e 31-të.(koha)