Sadiku shënon në humbje
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar golin e dytë në kampionatin zviceran.Armando Sadiku ka shënuar golin e dytë sezonal këtë të enjte, ku shënoi në minutën e20-të në ndeshjen që Zurich e luajti kundër Sionit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit të përkohshëm dhe u zëvendësua në minutën e 68-të, ndërsa Zyrihu humbi 3-1.
Nga fillimi në ndeshjen për Sionin luajtën edhe Gjimshiti e Kukeli, të dy të ndëshkuar me karton të verdhë, në një ndeshje shumë të ashpër.
Për Zhurichun është një moment aspak pozitiv, sepse në 5 ndeshjet e para të kampionatit ka fituar vetëm një herë.
Për herë të parë Zurichu grumbulloi edhe mesfushorin 21-vjeçar Lulzim Salija nag Kosova , produkt i akademisë. Ndërkaq, të enjten u luajt edhe sfida Vaduz-Grasshoper, e mbyllur në barazim 3-3.
Mbrojtësi Aliji luajti titullar te Vaduzi, si zakonisht, ndërsa te Grasshoper luajtën nga fillimi mbrojtësi Pnishi dhe sulmuesi Tarashaj, ky i fundit kryegolashënues i kampionatit, me 5 gola.
Ndërkaq, sulmuesi Kamberi u aktivizua në minutën e 85-të, por pa ndihmuar dot Grasshoperin, që u ndal te barazimi pas dy fitoresh rresht, por mbetet në vendin e dytë në renditje. / Telegrafi/


