Fundamenti

Sadiku shënon dygolësh

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka arritur të realizojë dy gola në sfidën e së mërkurës mbrëma mes Luganos dhe Locarnos në kuadër të xhiros së parë të stinorit pranveror të ‘Challenge League’ në Zvicër.

Sadiku realizoi golat e tij në fitoren e Luganos, 3:1. Golin e parë, Sadiku e shënoi në minutën e 42, ndërsa tre minuta pa përfunduar takimi ai ia siguroi triumfin Luganos, me golin e dytë të takimit. Tani Sadiku ka 12 gola nga 19 ndeshje në Ligën e Dytë të Zvicrës, duke prirë bindshëm në listën e golashënuesve.

ARKATANA

E këta dy gola të sulmuesit shqiptar, vetëm sa kanë shtuar interesimin e skuadrave për shërbimet e tij. Siç kanë njoftuar mediat zvicerane, St. Gallen dhe Luzern janë shumë të interesuara për të siguruar shërbimet e Sadikut, ndërsa mund të ketë lëvizje nga këto skuadra gjatë të premtes (sot). (ORAinfo)