Eko Higjiena

Sadiku merr ftesën, gati për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më në fund tifozët e Kombëtares së Shqipërisë do ta shohin në fanellën ‘kuq e zi’, qendërmbrojtësin e talentuar, Loret Sadiku. 22-vjeçari ka folur për Arenën, duke treguar se ka rregulluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ka marrë ftesën nga Gianni De Biasi, për dy ndeshjet e radhës të kombëtares, ndaj Zvicrës dhe Qipros. “Momentalisht ndodhem në Tiranë, pasi kam ardhur për të rregulluar dokumentacionin, dhe tani gjithçka është në rregull. Tani jam lojtar i Kombëtares së Shqipërisë, pasi kam marrë edhe ftesën për dy ndeshjet e radhës nga trajneri Gianni De Biasi”, shprehet fillimisht Sadiku.

Kosovari ende nuk e di nëse do të ketë të drejtë loje më 11 tetor, pasi për një gjë të tillë vendos FIFA. “Kam besim se do të marrë përgjigje pozitive, për t’u paraqitur pastaj në dy ndeshjet e ardhshme”, tha Sadiku.

UBT

Shqipëria më 11 tetor pret Zvicrën, kurse katër ditë më vonë i shkon Qipros, në ndeshjet e fundit të kampanjës për botërorin 2014. Prishtinasi thotë se është De Biasi ai që do të vendos për debutimin e tij.

“E rëndësishme është që do të jem pjesë e Kombëtares, mirëpo nuk e di nëse do të jem në fushë, pasi për këtë do të vendosë trajneri”. Mbrojtësi ka treguar se nuk ka pasur kontakte me lojtarët tjerë të kombëtares, përpos me portierin Etrit Berisha dhe mesfushorin Valdet Rama, të cilët i janë gëzuar ardhjes së tij…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.