UBT

Sadiku largohet nga Lugano

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Lugano këtë muaj. Lajmi u konfirmua nga presidenti i këtij klubi, Angelo Rencenti, i cili zbuloi që për futbollistin po interesohen dy-tri skuadra tjera, prej të cilave asnjëra nuk është e Series A.

Në këtë mënyrë kanë rënë poshtë zërat për ofertat e Lazios dhe Fiorentinës në drejtim të tij. Të kujtojmë që sulmuesi 22-vjeçar nuk është ftuar fare nga kryetrajneri i skuadrës për ndeshjen e parë kampionale ndaj Biel Bienn.

KKGJILAN

Ndryshe, Sadiku ka shkëlqyer edicionin e kaluar nën fanellën e Luganos, duke bërë kështu që për shërbimet e tij të interesohen shumë skuadra.