Fundamenti

Sadiku: Komitetet nuk duhet të shtyjnë iniciativa që bien ndesh me mundësitë buxhetore të Komunës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Arianit Sadikut, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend planin komunal për integritet 2023-2027, projekt statutin e Teatrit të qytetit, projekt statutin e Galerisë së Arteve, projekt rregulloren për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit, projekt rregulloren për punën e Këshillit drejtues të Teatrit, projekt planin lokal të veprimit në mjedis 2020-2024.

Kurse tri propozim-vendime për shfuqizimin e vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit” në Gjilan, nuk morën votat e mjaftueshme për të rekomanduar për Kuvend, pasi opozita (LDK-AAK) doli kundër, me arsyetim se vendimet janë të ligjshme dhe në zbatim prej vitit 2020.

Ndërkaq, Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, ka thënë se vendimet janë të kundërligjshme, prandaj duhet të ri-procedohen në Kuvend dhe të harmonizohen me ligjet ekzistuese.

Njëherësh, me 5 vota për, KPF i ka rekomanduar për Kuvend dy propozime të opozitës për mbështetje financiare të grupit të tifozëve ‘Skifterat’ si dhe KH “Drita (M), pavarësisht se drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri tha se nuk ka mjete buxhetore për t`i realizuar këto kërkesa.

Mobi Casa

Edhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka thënë kërkesat për mbështetje financiare të klubeve në këtë mënyrë, po bëhen një praktikë jo e mirë, pasi nuk ka mjete të planifikuara për këtë qëllim, jashtë subvencionimit të klubeve, shoqatave dhe OJQ-ve përmes thirrjes publike.

Për më tepër, Sadiku ka thënë se nuk është mirë që Komitetet përkatëse të shtyjnë iniciativa të tilla që bien ndesh me mundësitë buxhetore.

‘Unë kërkoj që të jemi më të kujdesshëm dhe të mos marrin obligime të cilat nuk mund t`i mbajmë’, ka thënë Sadiku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.