Uji Dea

Sadiku: Jam i Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Loret Sadiku e ka rikonfirmuar dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës sonë përfaqësuese. Pas dy humbjeve të fundit të kuqezinjve ndaj Sllovenisë dhe Islandës, shumë media suedeze janë rrekur ta intervistojnë duke u mundur ta thumbojnë, me shpresën se 22- vjeçari do të ndryshojë mendim lidhur me zgjedhjen e bërë.

Por, qendërmbrojtësi i Helsingorgut ka pohuar se jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim, por do të luftojë edhe për një vend titullari në ekipin tonë përfaqësues, pavarësisht se ai luan në të njëjtin pozicion sikundër Lorik Cana.

Kam marrë një vendim dhe jam pajisur edhe me pasaportë shqiptare. Tani po pres edhe lejen e FIFA-s për të qenë në fushë me Shqipërinë. Unë e kam thënë që tri javë më parë se nuk kam ndërmend që të luaj për Suedinë. Ishte një vendim i vështirë, por i rëndësishëm dhe i mirëmenduar nga ana ime. Do të më duhet edhe leja e FIFA-s, pasi kam luajtur më parë për Shpresat e Suedisë për të qenë 100 për qind kuqezi, ka thënë Sadiku.

Më tej ai ka treguar edhe emocionet e para teksa ka ndjekur dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë ndaj Sllovenisë dhe Islandës.

KKVITI

I ndoqa të dyja takimet. Më erdhi keq për rezultatin dhe faktin që kemi dalë nga lufta për vendin e dytë në grup, megjithatë kjo nuk më bën që të ndryshoj aspak mendim për Shqipërinë. Mesfushor, apo mbrojtës? Unë i bëj të dyja dhe jam gati të stërvitem fort për të fituar një vend titullari te Shqipëria. Nëse i zë vendin kapitenit Cana?

Unë do bëj të pamundurën për të bërë sa më mirë dhe të fitoj besimin e trajnerit, tha Sadiku.

Ai është shumë i lumtur që do të vishet kuq e zi.