United Hospital

Sadiku, “blerja” më e madhe e Luganos

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë merkatos së verës, ishte teorikisht i larguar nga Lugano, por Armando Sadiku ka vendosur të vijojë karrierën në Challenge League, të paktën deri në janar.

Të dielën sulmuesi shqiptar, i cili nuk u preferua nga De Biasi për dy ndeshjet eliminatore të humbura me Slloveninë dhe Islandën, i rrit shpresat e skuadrës së tij në përballjen me Saint Gallen në Kupën e Zvicrës.

Dy muaj më parë presidenti i Luganos Angelo Renzeti thuasje kishte rënë dakord për transferimin e Sadikut në Angli, por sulmuesi shqiptar tashmë konsiderohet vlera e shtuar e Luganos. Më i lumturi për qëndrimin e tij është portieri Sandro Salvioni.

“Në asnjë moment nuk është larguar nga skuadra, ai është stërvitur me ne që në fillim të sezonit. Me një lojtar të qetë si Armando Sadiku, ne jemi më të fortë në fazën sulmuese.”

Mobi Casa

Statistikat e Sadikut janë impresionuese: që nga debutimi i tij në futbollin zviceran në pranverë të 2011, ka realizuar gjithsej 48 gola në 72 ndeshje me Lokarnon dhe Luganon, duke u shpallur dy herë radhazi golashënuesi më i mirë i Challenge League. Por a do të ruajë edhe këtë sezon këtë mesatare?

“Gjithcka varet nga koha që Armando do të qëndrojë me ne, sepse ekziston mundësia që të largohet në janar.”

Lugano ka zhvilluar 5 ndeshje në kampionat, ku ka arritur 3 barazime dhe 2 humbje, por me rikthimin në formacionit të sulmuesit shqiptar situata pritet të ndryshojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.