Sadik: Mund të luajë për Kosovën

Sulmuesi më i mirë i kampionatit zviceran, pranon se është në kontakte me selektorin, Bunjaki.
Berat Sadik, i cili me sukses po luan për skuadrën zvicerane Thun, mund të braktis përfaqësuesen e Finlandës për atë të Kosovës. Ai këtë e bëri të ditur para disa ditëve qëndroi në vizitë në vendlindjen e tij në Shkup duke shfrytëzuar pushimin dy javor për shkak të ndeshjeve kualifikuese për KE 2016 në Francë.
“Për Finlandën i kam kaluar gjitha grupmoshat, ndërsa për A reprezentacionin kam debutuar në vitin 2008 dhe deri më tani kam pasur shtatë paraqitje. Çuditërisht prej muajit mars të këtij viti nuk kam marrë ftesë, përkundër faktit se te skuadra e Tunit po kaloj një sezon shumë të mirë”, tha ai për gazetën nga Shkupi, Koha, transmeton Sporti1.
“Në fakt kjo u ka rënë në sy edhe mediave zvicerane dhe atyre finlandeze të cilët vazhdimisht më pyesin se pse nuk po luaj. Mirëpo, unë e respektoj vendimin e trajnerit të Finlandës, ndërsa e imja është të dëshmoj veten në fushën e gjelbër”.
“Megjithatë atë që dua të them se në të ardhmen mund të luaj për përfaqësuesen e Kosovës. Kam të drejtë të luaj për këtë përfaqësuese, ndërsa për këtë kam biseduar me seleksionuesin Albert Bunjaku. Atë dit kur Kosova edhe zyrtarisht do të merë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian ose Botëror, unë mund do të vij dhe të luaj”, pohon Sadik. /Telegrafi/