Sadik, më i paguari në Finlandë

Helsinki – Sulmuesi shqiptar i HJK Helsinkit, Berat Sadik, ka qenë futbollisti më i paguar në Finlandë vitin e kaluar, shkruan “mtv3.fi” të enjten.
Sipas kësaj ueb-faqeje, Sadik vitin e kaluar ka fituar 84.068 euro, ndërsa skuadra HJK Helsinki ka pasur buxhetin më të madh për paga.
Sadik dy vite rresht me HJK-në ka fituar titullin e Finlandës, ndërsa është edhe reprezentues i Finlandës.