FIDANISHTJA

Sadik Jashari ishte i tërë trojeve shqiptare, veprimtaria e tij nuk njihte kufij

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sadik Jashari ishte luftëtarë i gjithanshëm, me fjalë, me penë, me pushkë sipas kërkesës së kohës. Ai ishte nga ata luftëtarët atdhetarë pa kufi që nuk njihte kufi, prandaj edhe veprimtaria e tij atdhetare kishte një shtrirje gjeografike gjithandej hapësirës shqiptare, në Kosovën e robëruar dhe jashtë saj, në Medvegjën e tij dhe jashtë saj, ka vlerësuar Hydajet Hyseni.

Sadik Jashari veprimtar, atdhetar e trim i pashoq për çlirimin e trojeve shqiptare sot ka bërë 13 vite që është ndarë nga jeta (1947-2003).

Për Sadik Jasharin që prejardhjen e ka nga Medvegja kanë folur shumë personalitete të shquara nga skena politike shqiptare. Ishte pjesëmarrës i shumë ngjarjeve, i kyçur dhe i angazhuar në të gjitha luftërat shqiptare ku pati stemë të UÇK-së, pjesëmarrës dhe i angazhuar aktivisht në Këshillin Politik të UÇPMB. Ishte i njohur dhe i mprehtë në qëndrimet e tija, saqë edhe Nebojsha Qoviqit ish ministër serb ik kishte thënë gjatë bisedimeve “Nuk kam tokë tepër me i dhanë Serbisë”.

Sadiku, megjithëse ishte nga Medvegja, ai ishte i tërë trojeve shqiptare, për të cilën veproi shumë.

Si e kujtojnë Hydajet Hyseni, e Jonuz Musliu veprimtarinë e Sadik Jasahrit.

FIDANISHTJA

Hydajet Hysesi ka thënë se mënyra më e mirë për të nderuar veprimtarët si Sadik Jashari është të ecësh rrugës së tyre dhe të realizosh ëndrrën e tyre. Ai madje e ka quajtur luftëtar që nuk njihte kufij.

“Ai ishte luftëtarë i gjithanshëm, me fjalë, me penë, me pushkë sipas kërkesës së kohës. Ai ishte nga ata luftëtarët atdhetarë pa kufi që nuk njihte kufi, prandaj edhe veprimtaria e tij atdhetare kishte një shtrirje gjeografike gjithandej hapësirës shqiptare, në Kosovën e robëruar dhe jashtë saj, në Medvegjën e tij dhe jashtë saj”, kishte thënë në 10 vjetorin e vdekjes në një akademi përkujtimore Hyseni.

Edhe ish bashkëluftëtari i tij Jonuz Musliu ka thënë se Sadiku ka qenë argat i atdheut gjithmonë dhe si i tillë ka vdekur.

Musliu kishte thënë se platforma e shqiptarëve ka qenë bashkimi i tokave shqiptare por që sipas tij nuk u luftua për këtë.
“Luftë nacionale nuk u bë, luftë për Bashkim Kombëtarë nuk u bë, kjo ka qenë edhe ideja e Sadik Jasharit dhe shokëve të tij. Sadikun e njoha në kohën më të vështirë, atëherë kur Kosova lindore kishte nevojë për shokë, trima, atdhetarë, dashamirë të cilët organizojnë dhe mbështetnin atë pjesë të okupuar. Gjatë luftës së UÇK-së dha kontributin maksimal, por pjesa tjetër e tokës shqiptare mbet përsëri nën okupimin e Serbisë, nënë ata që dëbuan dhe masakruan popullin shqiptarë”, kishte thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.