Eko Higjiena

Sadik Haxhiu merr përkrahje nga fshatrat e Vitisë

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Përkrahja për Sadik Haxhiun është vërejtur në tubimet e mbajtura me qytetarë, si në fshatin Skifteraj, në takimin e gjerë të Rinisë Demokratike të Degës të mbajtur në Viti, pastaj në fshatin Lubishtë, Qifllak, Kabash, Goshicë, Drobesh dhe në nëndegën Vitia III.

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Viti, në kuadër të takimeve të shumta të Kryesisë së Degës, vlerësoi angazhimet intensive të cilat janë zhvilluar ditëve të fundit në teren me simpatizantë, grupe qytetarësh dhe qytetarët në përgjithësi.

Fushata zgjedhore e zhvilluar deri më tani në Komunën e Vitisë u vlerësua e qetë dhe kjo tregon pjekurinë e lartë të qytetarëve tanë karshi zhvillimeve të gjithëmbarshme në vend.

Kjo është vërejtur në tubimet e mbajtura me qytetarë, si në fshatin Skifteraj, në takimin e gjerë të Rinisë Demokratike të Degës të mbajtur në Viti, pastaj në fshatin Lubishtë, Qifllak, Kabash, Goshicë, Drobesh dhe në nëndegën Vitia III.

Në një atmosferë të dinjitetshme do të fitojë platforma qeverisëse më dinjitoze, “Misioni i ri”, do të fitojë strategjia e qytetarëve të Republikës së Kosovës për zbutjen e papunësisë, do të fitojë platforma politike dhe origjinale për ngritjen e mirëqenies për të gjitha kategoritë e shoqërisë, do të fitojë shpresa dhe besimi për të ardhmen, çdo ditë e më të mirë për qytetarët e vendit.

FIDANISHTJA

Qytetarët e Vitisë dhe të Kosovës në përgjithësi do ti thonë jo fushatës së tipit Xhurinda, qytetarët do t`i thonë jo platformave programore që janë asgjë më shumë sesa një kopje e zbehtë e “MISIONIT TË RI”, qytetarët e Kosovës natyrisht se nuk do ta përkrahin pavendosmërinë dhe dilemat e shumta të atyre subjekteve politike të cilat në kohën kur lidershipi i PDK-së, thoshte se do t`i ngrisim pagat në vitin 2011 për të gjitha kategoritë e përfituesve, të tjerët thonin se nuk mundë ta bëni, qytetarët do t`i thonë jo dilemave dhe pavendosmërisë së atyre të cilët thonin se kjo qeveri nuk mundë të ngrit pagat në vitin 2014, për 25%, por vetëm 7 %, qytetarët do t`i thonë jo pavendosmërisë dhe propagandave politike të pa vlerë të atyre subjekteve të cilat, pasi kryeministri dhe Qeveria e Kosovës e bënë realitet rritjen e pagave për 25 % për vitin 2014, pas kësaj të njëjtit njerëz dilnin dhe deklaronin se ne do t`i kishim ngritur ato paga për 40 %.

Në vendet e dalura nga okupimi, e tillë çfarë ishte Kosova për një shekull, zakonisht liderët të cilëve u shkon mbrapa historia janë tepër të rrallë. Këtë fat e pati dhe në personalitetin e tij janë gërshetuar virtytet, tiparet dhe atributet e një lideri të tillë si, z. Hashim Thaçi, e që liderë të tillë kombet nxjerrin një në çdo 100 vite.

Së këndejmi ne besojmë se qytetarët e komunës sonë dhe gjithandej në Republikën e Kosovës, se shumica e tyre tashmë janë përcaktuar për PDK-në, “MISIONIN E RI” dhe
Kryeministrin aktual dhe të ardhshëm Hashim Thaçi, kjo vetëm pritet të materializohet me 8 qershor 2014 dhe të konfirmohet nga institucionet kompetente.

Andaj të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë dhe të Kosovës në përgjithësi, ju ftojmë edhe një herë që të bëheni pjesë e “MISIONIT TË RI”, në mënyrë që nga fitorja e këtij misioni të përfitojnë mbarë qytetarët e vendit dhe ajo të jetë sa më bindëse.

PDK, Dega në Viti në përmbyllje të fushatës zgjedhore u është mirënjohëse të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe mbarë qytetarëve për kulturën politike dhe sjelljen shembullore të treguar gjatë kësaj fushate zgjedhore, duke i siguruar ata se subjekti ynë do të jetë pararojë dhe udhërrëfyes për sendërtimin e vlerave demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie e cila para se gjithash ka për imperativ rritjen e zhvillimit ekonomik, rritjen e standardit të qytetarëve dhe ecjen tonë të sigurtë drejtë integrimeve euro- atlantike thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajomnipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.