RCCOLA

Sadat Salihu tregon forcën, mbledhë shumë qytetar në përkrahje të fitores së të tij

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sadat Salihu kandidat i LVV për këshilltar komunal ka arritur të mbledhë shumë qytetar në përkrahje të konceptit të tij dhe të fitores që është i sigurt se do të ndodhë më 22 tetor. Salihu para banorëve ka folur për shumë probleme që ekzistojnë në fshatin Miresh si dhe ka ofruar alternativën më të mirë të mundshme për trajtimin e të gjitha halleve që kanë banorët e Mireshit.

Lexojeni të plotë fjalimin e Sadat Salihut.

Bashkëvendës të nderuar, të nderuara familje të Dëshmorëve, të nderuar të pranishëm i dashuri Albin, Privilegj për mua si kandidat për Asamble komunale dhe për bashkëvendësit e mi të fshatit Doberqan është që në tubimin tonë kemi pjesëmarrës deputetin më të votuar në Republikën e Kosovës, e që këtë privilegj nuk e ka asnjë subjekt tjetër politik, e kjo për fshatin tonë tregon shumë se cila është mbështetja e deritanishme nga VV për fshatin tonë e nga tash e tutje kjo mbështetje do të rritet me fitoren e lëvizjes vetëvendosje!

Të nderuar bashkëvendës, në programin qeverisës në krye Sami Kurteshin ka edhe shumë pika që do t`i gëzojmë edhe ne si fshat, por angazhimi ynë për fshatin tonë të bukur do të jetë edhe me konkret dhe me pune konkrete. Siç e dini edhe ju në këto vite ne si parti opozitare kemi ngritë zërin në vazhdimësi për neglizhencën dhe nëpërkëmbjen e fshatit tonë nga pushteti aktual.

Fundamenti

Dhe angazhimi im se bashku me kryetarin Sami Kurteshi do të jetë ne ato më bazike dhe elementare që mund t`i ofroj një qeverisje lokale, siç janë në programin tonë: Themelimin e ri të këshillit të fshatit, pasi që ai i kaluari nuk e ka gjet përkrahjen e kryetarit të komunës dhe kjo mospërkrahje ka dërguar në prishjen e këtij këshilli. Për fëmijët tanë në shkolla ne zotohemi se do të ketë shujta për fëmijët nga klasa e 1 deri në klasën e 5- të. Shujta përfshinë një kifle dhe qumësht.
– Dollapet në shkolla për fëmije që mos të bartin librat që nuk kanë nevojë.
– Kontrolla mjekësore sistematike për të gjithë nxënësit. Pasi që shumë gra e motra tona detyrohen ta lënë punën e disa të tjera edhe pse përfundojnë fakultetin nuk punësohen pasi që nuk kanë ku t`i lëjnë fëmijët gjatë orarit të punës ne zotohemi se do ta ndërtojmë një çerdhe në fshatin tonë meqë rruga magjistrale kalon mes për mes fshatit tonë, ne zotohemi se do ta bëjmë sinjalizimin horizontal dhe vertikal për ta shtuar sigurinë në rrugët tona.

Ambulanta e fshatit do të shërbej në orare të plotë. Pjesa dërmuese e fshatit nuk kanë ujë të pijshëm dhe gjithashtu komuna e ka lënë fshatin pa përkujdesje dhe pa mirëmbajtje të rrjetit të ujësjellësit për shkak të mungesës së organizimit. Ne zotohemi se me Sami Kurteshin kryetar Doberqani do të ketë ujë 24ore. Ura e fshatit në rrugën për në Pogragjë është në gjendje shumë të keqe dhe ne çdo moment mund të jetë në rrezik për qytetarët që kalojnë aty. Edhe pse këtë kërkesë e kemi bërë shumë herë këto kërkesa kanë hasë ne vesh të shurdhër ndërsa ne zotohemi se kjo urë do të rinovohet në vitin e parë.

Ndriçimin e fshatit e keni parë e kanë rregulluar vetëm gjatë fushatës dhe mirëmbajtja e saj bëhet nga një kompani nga Drenica një firmë jabanxhi si e lutës i cili kishte premtuar që nuk do të punoj me jabanxhi e kjo si plot premtime të tjera ishte një gënjeshtër. Ndërsa ne zotohemi se ndriçimi do të funksionojë 24ore çdo ditë.

Të nderuar bashkëvendës tanë punëtorë që merreni me bujqësi ne do t`ju dalim në ndihmë me subvencione jo në baza partiake, por të gjithëve. Fshati ynë i njohur si njëri ndër fshatrat më të pastërta në Kosovë e kjo falë punës vullnetare nga shoqata e mërgimtarëve tanë 17 Shkurti. Ne premtojmë se shoqatës do t`i ndihmojmë dhe do ta lirojmë prej shumë barrëve që ka kjo shoqatë sepse edhe ashtu Komuna e Gjilanit ka kontratë për mirëmbajtjen e hapësirave publike e këto hapësira publike e përfshijë edhe fshatin tonë. Të nderuar bashkëvendës ne kemi nevojë për ju jo vetëm në kohë fushate por gjithherë sepse ne do të vendosim së bashku për prioritet e fshatit tonë e nuk do të investojmë vetëm e pa ju pyetur juve. Andaj unë si bashkëvendës i juaji pa hezitim dhe në mënyrën më të sinqertë me kokën lart e duke ju shikuar në sy kërkojë nga ju ta votoni Sami Kurteshin për kryetarë komune dhe mua për asamble komunale që t`ju përfaqësoj me dinjitet në kuvendin komunal të Gjilanit e t`ja kthejmë dinjitetin që e meritojmë së bashku.

Mund të ju interesoj: