Fundamenti

Sadat Salihu kandidati më serioz për këshilltar komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sadat Salihu është një nga aktivistët më të sinqertë dhe më të përkushtuar i cili për shumë vite është marrë me kërkesat e fshatit Miresh. Ai ka arritur të sensibilizojë shumë probleme të këtij fshati dhe me të drejtë pret përkrahjen prej tyre, ku garon si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 14.

Postimi i plotë i Sadat Salihut
Të nderuar miq, siç e dimë zgjedhjet lokale do mbahen më 22 Tetor. Në vazhdën e kësaj, Lëvizja VETËVENDOSJE ka filluar përgatitjet për Zgjedhjet Lokale të kësaj vjeshte.

Lista e asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE është derivat i organeve kompetente të saj. Prandaj, ndjej obligim moral të ndaj me ju përfshirjen time në këtë listë, pra edhe zyrtarisht do të jem kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE për Asamble Komunale, me nr 14 në Zgjedhjet Lokale 2017.

Të jesh pjesë e listës për asambleist Komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE mbi të gjitha është përgjegjësi për mua, përgjegjësi kjo që do e marrë me shumë seriozitet dhe të cilën do ta ushtroj me punë angazhim dhe vullnet.

Eco Higjiena

Në këto vitet e fundit dhe muajt e fundit në përpjekjet e mija maksimale jam munduar të ngris zërin në të gjitha shqetësimet e bashkëqytetarëve të mi të Mireshit, por edhe më gjerë. Kemi evidentuar së bashku dhjetëra probleme serioze të cilat ka fshati dhe shoqëria jonë.

Me këtë rast edhe kam evidentuar pikat më urgjente të cilat duet të angazhohet qeverisja e ardhshme lokale nga mundësia që do të na jepet përmes votës qytetare.

Prandaj miq, shok, familjar, bashkëfshatar të fshatit tim Miresh pres përkrahjen tuaj me votë në këto zgjedhje, përkrahje kjo e cila do jetë e lidhur ngushtë me përgjegjësi dhe llogaridhënie, fillimisht para qytetarëve por gjithashtu edhe para strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Vota juaj për mua do të jetë prezencë e juaj në Kuvendin Komunal të Gjilanit !Përfundimisht, Gjilanit i duhet udhëheqja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! I juaji Sadat Salihu.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.