Sabit Rexhepi braktisë politikën, i përkushtohet të burgosurve

Gjilan – Sabit Rexhepi është larguar nga aktiviteti në partitë politike për tu përkushtuar tek Shoqata e të Burgosurve Politikë dega në Gjilan.
Sabit Rexhepi kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Gjilan është tërhequr nga aktiviteti politik për tu përkushtuar në këtë shoqatë. “Ju njoftoj se nga data 22.08.2014 nuk i takoj më, asnjë subjekti politik, tash e tutje, do të merrem vetëm me punët e SH.B.P -së Dega në Gjilan” ka thënë Rexhepi.
Rexhepi ka falënderuar të gjitha Subjektet Politike në Gjilan e më gjerë për mirësjelljen e mirëkuptimin që kanë treguar ndaj tij. “Unë kryetari i Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë, Dega në Gjilan, nga data e lartshënuar do të jem përkrahës si qytetar i thjeshtë i cilësdo parti që shpreh, ruan dhe mbron interesat e Ish të Burgosurve Politikë, të Luftëtarëve të Lirisë, dhe ato të përgjithshme të popullit dhe shtetit të Republikës së Kosovës. Dhe nuk do të jem i njëanshëm, për asnjë subjekt politik, por do të them dhe mbroj e zbatoj të vërtetën ashtu siç di, e si e kam thënë gjatë gjithë jetës sime” ka thënë Rexhepi. /rajonipress/