RCCOLA

Sa para duan këngëtaret për një ballinë?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja Elsa Lila, ka kohë që është larguar nga Shqipëria dhe tani po jeton në Madagaskar, me bashkëshortin dhe vajzën e saj Evita

Ajo ka qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe revistat shqiptare donin ta kenë në ballinë fotografinë e saj.
Por ajo kërkonte një shumë mjaft të madhe për tregun shqiptar.

RCCOLA

Çmimi që Elsa kishte vënë është 5000 euro, e që revistat shqiptare nuk ishin të gatshme ta paguanin.
E sipas mediave shqiptare, këngëtarja tjetër Soni Malaj, e cila po krijon familjen e saj në Itali, ka kërkuar më pak se gjysmën e kësaj shume, 2000 euro.
Këto janë çmimet që një reviste duhet të paguajë për të pasur Elsa Lilën ose Soni Malajn në kopertinë.

Ka kohë që Soni ka vendosur çmime për paraqitje në media, po aq kohë sa ka me bashkëshortin Mirko. Mbase ka menduar qe mund të funksionojë më mirë me metoda evropiane. Por fakti është që pas këtyre rregullave të reja, askush nuk e pa më Soni Malajn nëpër kopertina revistash./Indeksonline/