Sa paguan shteti për këshilltarët e presidentes Jahjaga?

Mbi 150 mijë euro në vit, ose mbi 13 mijë euro në muaj, i paguan shteti për ta këshilluar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, pavarësisht, se pothuajse në të gjitha paraqitjet publike ajo bënë minimumi nga një gabim.
Saktësisht, 157,380 euro në vit paguhen tetë këshilltarët e të parës së vendit, nga dhjetë sa i ka gjithsej ajo.
Bazuar në deklarimin e pasurisë së zyrtarëve shtetëror, më i paguari nga stafi i presidentes është këshilltari për Çështje Juridike,Selim Selimi, i cili merr pagë mujore 1925 euro, raporton Infokusi.com.
Vetëm për këtë këshilltar, shteti i Kosovës paguan 23,100 euro për një vit.
Pas tij, vjen Arbër Vllahiu, këshilltari i lartë politik për media dhe marrëdhënie me publikun, i cili merr pagë mujore 1,772 euro, në vit pagat e tij janë 21,264.
Ai gjithashtu është i angazhuar edhe në Akademia Evolucion, ku ka deklaruar qe e merr një pagë prej 300 eurosh.
Këshilltari tjetër i presidentes për Integrim Evropian, Ardian Prenkaj merr pagë mujore 1675 euro, qe i bije 20,100 eurosh në vit.
Kurse, këshilltarja politike e presidentes, Antigonë Baxhaku – Idrizi merr pagë mujore prej 1,668 eurosh. Në vit ajo merr 20,016 nga zyra e presidentes, si dhe është e punësuar edhe në televizionin RTV21 ku edhe atje ka një pagë mujore prej 845 eurosh.
Ndërsa, Ramush Tahiri këshilltari politik i presidentes Jahjaga për ta këshilluar presidenten paguhet nga 1,669 euro në muaj. Paga e tij vjetore arrin në 20,028.
Këshilltarja tjetër e presidentes për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Garentina Kraja, duket që është një këshilltare shumë e zonja pasi qe ajo përveç kësaj pozite merr paga dhe honorarë edhe në katër institucione të tjera.
Paga mujore në presidencë e Krajës është 1,069 euro, në vit 12,828 euro. Ndërsa paga në Universitetin Amerikan nga janari deri në muajin maj, ajo ka marrë 1,389 euro.
Po ashtu, Garentina Kraja ka deklaruar edhe nga 800 euro honorarë nga Universiteti Amerikan. Të ardhura tjera nga janari deri në shtator ajo i ka deklaruar edhe nga TBFF/BI në vlerë prej 5,000 eurosh si honorar nga angazhimi i saj koordinuese akademike. Në formularin e saj ajo e ka deklaruar edhe një pagë tjetër nga zyra e presidentes. Këtë pagë nga 1660 euro e ka deklaruar nga shtatori 2013 deri në mars 2014, por nuk është e specifikun se a ka qenë kjo paga e më hershme dhe tani i është zbritur apo si ka mundësi t’i ketë marrë dy paga nga i njëjti institucion.
Ndërsa, këshilltarja tjetër politike e presidentes, Hakide Kida merr pagën vjetore nga shteti 20,016. Paga mujore e saj është 1,668 euro.
Kurse këshilltarja tjetër politike, Jeta Krasniqi e ka pagën mujore më të madhe se kolegeje e saj Kida vetëm për 1 euro. Ajo merr pagë mujore 1,669 ose vjetore qe i bije të jetë 20,028.
Kurse edhe dy këshilltar të tjerë të presidentes emrat e të cilëve janë në ueb faqen zyrtare ëëë.president-ksgov.net, nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Dejan Ćosić, i cili figuron në ueb faqen zyrtare të presidentes që është këshilltar për komunitete (CDF), nuk e deklarimin e pasurisë në ëebin e AKK-së, ashtu sikur edhe Kujtim Dobruna i cili në ueb faqen e presidentes shkruar së është këshilltar për Çështje Ekonomike (CDF).