Hidromorava

Sa më herët ta lini, aq më mirë është!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edhe nëse pini disa cigare në ditë ky fakt e dyfishon mesataren e vdekjes në moshë të mesme. Braktisja e cigares në moshën 30-vjeçare ul me 97% mesataren e vdekjes në moshë të re, transmeton “Zeri.info”.

Nëse femrat e lënë cigaren para fillimit të moshës së mesme, jeta e tyre zgjatet 10 vjet. Ky lajm është publikuar në një studim të realizuar nga shkencëtarët anglezë.

Duke u bazuar në një studim që zgjati 12 vjet dhe u realizua me mbi 1 milion e 300 mijë femra, mundësia e humbjes së jetës për shkak të sëmundjeve të zemrës, kancerit, paralizës e mëlçisë minimizohet ndjeshëm në rast se personi heq dorë nga cigarja që në moshë të re. Në studimin e zhvilluar shkencëtarët kanë zbuluar se:

Eco Higjiena

“Pirja e 10 cigareve në ditë gjatë 40 vjetëve është më e dëmshme se pirja e 20 cigareve në ditë gjatë 20 vjetëve”. “Edhe nëse pini disa cigare në ditë ky fakt e dyfishon mesataren e vdekjes në moshë të mesme. Braktisja e cigares në moshën 30-vjeçare ul me 97% mesataren e vdekjes në moshë të re”, thuhet në studim.

Shkencëtarët pohojnë se lënia e cigares në moshën 30-vjeçare mundëson riparimin e mushkërive, por me kalimin e viteve kjo mundësi vjen e pakësohet. Duke nënvizuar faktin se mosha e fillimit të cigares në shumicën e rasteve qëndron nën moshën 19 vjeç, Sarah Woolnough, nga Instituti Kërkimor për Kancerin në Angli, thekson se zgjidhja më e mirë është mosfillimi fare i saj, ndërsa për duhanpirësit këshilla e vetme është “sa më herët ta lini, aq më mirë është”./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.