FIDANISHTJA

Sa ka gjasa që liberalizimi të ndodhë para Vitit të Ri

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj ende shpreson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të ndodhë brenda këtij viti.

Ndonëse na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i vitit 2019, Haradinaj shpreh besimin e tij se ditët e fundit të vitit 2018, mund të jenë me fat për kosovarët sa i përket vizave.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalzimim jo shumë larg para viti të ri por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj sot pas mbledhjes së qeverisë.

Nga ana tjetër, njohësi dhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se raporti i Kosovës me Bashkimin Evropian është i veçantë, duke u nisur nga fakti se deri më tani është kaluar thujse çdo skenar i mundshëm.

Sipas tij, tashmë nuk ka vend as për optimizëm e as për pesimizëm.

“Nisur nga praktika deri tash dhe natyra shumë e veçantë e Kosovës, raporti i Kosovës për Bashkimin Evropian, mendoj se nuk kemi më hapësirë as të jemi optimist as pesimit sepse kemi kaluar pothuajse secilin skenar të mundshëm, që Bashkimi Evropian do të mund të ndërmerrte ndaj Kosovës. Është fakti që në prill do të kemi takimin e radhës të Këshillit të Ministrave, dhe logjikisht është e mundur që të negociohet, madje edhe të merret vendimi.”, ka thënë Hoti në një bisedë për Indeksonline.

FIDANISHTJA

Hoti thotë në fillim të vitit 2019, kemi një dozë optimizmi sa i përket kësaj çështje.

“Asnjë parashikim nuk mund të bëhet në kontekstin aktual sepse rruga e Kosovës dhe raporti i Kosovës mbetet i veçantë, megjithatë nisur nga shumë argumente përfshirë edhe ato politike, ligjore dhe humanitare, mendoj se kemi një dozë optimizmi për ta trajtuar seriozisht dhe për t’i dhënë përgjigje të duhur kësaj çështje.”, ka shtuar ai.

Hoti konsideron se të gjitha argumentët që deri më tani i kanë dhënë krerët e shtetit janë të qëndryeshme, duke theksuar faktin se po përdoren standard të panjohurapër Kosovën.

“Mendoj se të gjitha arguentet që i ka dhënë qeveria dhe kryeministri dhe secili autoritet tjetër i Kosovës janë të bazuara, janë të qëndrueshme, sepse është fakt i keq që për Kosovën po përdoren standarde që deri më tani janë të panjohura, do me thënë nuk kanë qenë të përdorura për raste të tjera edhe përkundër pritjeve, dhe mendoj se kjo deklaratë do të merret më seriozisht dhe nuk kam asnjë dilemë që do të trajtohet më seriozisht për ta trajtu Kosovën sikur vendet dhe popujt e tjerë në Ballkan”, ka vlerësuar tutje ai.

Sipas tij, ajo që po ndodh është e natyrës së veçantë, sepse tashmë nuk kemi argument as të shkruar as praktik mbi të cilën mund të vendosim dhe të japim përgjigje sa i përket liberalizimit të vizave.

Kujtojmë faktin se gjatë ditës së djeshme, takimi i djeshëm mes përfaqësuesve të Kosovës dhe BE-së është përcjellur me tensione të ndryshme, kjo pasi që pati diskutime rreth taksës dhe mos liberalizimit të vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.