ARKATANA

Sa janë të pasur disa nga politikanët në Kosovë?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të cilat i ka dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, mund të cilësohet lirisht si njeriu me i varfër i skenës politike në Kosovë. Pasuria e Pacollit, 340 milionë euro

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli padyshim është një nga shqiptarët më të pasur në mos më i pasuri.

Ai në deklarimin e fundit të pasurisë ka deklaruar miliona para në aksione por edhe para të gatshme.

Ndërkohë bie në sy aeroplani privat i tij në vlerë prej 18 milion eurosh.

Shuma totale e pasurisë së tij kap shifrën e 340 milion eurove ndërsa ndër to 140 milion euro janë deklaruar nga aksione anonime. Shtëpia jashtë vendit në vlerë prej 20 milion euro, hotel Iliria 42 milion euro si dhe aksionet në Grand Hotel.

Albin Kurti, fukaraja më i madh i skenës politike

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të cilat i ka dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, mund të cilësohet lirisht si njeriu me i varfër i skenës politike në Kosovë.

Ai nuk e ka deklaruar asnjë cent pasuri të paluajtshme. Sipas kësaj, personalisht Albin Kurti nuk ka as kulm mbi kokë.

Në formularin e pasurisë së Kurtit janë vetëm pagat vjetore të tij të cilat janë rreth 19 mijë euro.

Thaçi ende nuk e ka paguar kredinë prej 100 mijë eurosh në NLB

ARKATANA

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo është pothuajse e njëjtë më të vitit të kaluar.

Madje në deklarimin e pasurisë së Thaçit nuk ka ndryshuar as kredia prej 100 mijë eurosh që e ka në bankën NLB të cilën e deklaron të njëjtë qe disa vite radhazi.

Nuk dihet nëse nuk e ka paguar apo e ka të ngrirë me ndonjë marrëveshje speciale sepse as nuk i është rritur e as nuk i është zvogëluar se paku që 4 vite radhazi.

Pasurohet pak presidentja Jahjaga

Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga i është trashur pasuria brenda një viti. Sipas deklarimit të pasurisë, asaj i janë shtuar parat e deponuara në banka. Po ashtu në deklarimin e pasurisë së saj është shtuar edhe një veturë e re.

Në vitin 2013, sipas AKK-së Jahjaga ka pasur para të ruajtura në bankën 47,853 euro. Kurse, bashkëshorti i saj në vitin e kaluar nuk e ka pasur asnjë centë të deklaruar në bankë.

E, të hyrat mujore të familjes së presidenciale kanë qenë 2,873 euro presidentja dhe 551 euro bashkëshorti nga puna në QKUK dhe 415.00 euro nga angazhim si asistent Fakulteti i mjekësisë-stomatologjisë.

Ajo këtë vit i ka te deponuara në një bankë (te afatizuara) 42,500 euro, dhe po ashtu në një bankë tjetër 28,535 euro. Kurse, në një tjetër xhirollogari 400 euro i ka kursyer bashkëshorti i saj. Këtë vit presidentja Jahjaga ka deklaruar edhe një veturë “Shkoda New Octavia 1.6 TDI”- vlera e së cilës është 16,500 euro.

Për dallim nga rritja e pasurisë dhe blerja e veturës presidentes, Atifete Jahjaga dhe bashkëshortit të saj të hyrat mujore u kanë mbetur të njëjtat. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.