Llugaliu: Dogana ka regjistruar rezultate të larta në luftën kundër kontrabandës

Dogana e Kosovës në muajt e parë të këtij viti ka regjistruar 275 milion euro të hyra apo një rritje prej 5% më shumë të të hyrave krahasuar me vitin e kaluar, duke tejkaluar kështu edhe projeksionet e Ministrisë së Financave, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, i cili ka deklaruar se përkundër ndryshimeve në kategoritë e mallrave të importuara, performanca financiare e institucionit ka qenë pozitive.
“Me disa ndryshime që ne i vërejmë te kategoritë e mallrave të caktuara që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të të hyrave, megjithatë ne kemi regjistruar edhe këtë vit progres në të hyrat sa i përketë të hyrave që i mbledh Dogana e Kosovës. Me ditën që kemi përmbyllur sot kemi 275 milion euro të hyra krahas 262 milion vitin e kaluar, kjo përbën 5 për qind rritje e që në fakt është edhe pak mbi projeksionin për periudhën që raportojmë, mbi projeksionin e Ministrisë së Financave për projeksioni që e përcakton me ligjin e buxhetit. Ne besojmë që kjo përformancë do të vijoj edhe pse është herët me nxjerr konkludimin për shkak se ka komoditet të rëndësishëm të mallrave që importohen në sezona të ndryshme, por me pritje nganjëherë me të gjatë jo kaq të shkurtër për dy muaj e pak sa jemi tani”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se rritja është ndikuar kryesisht nga importi i naftës dhe automjeteve, por se është ende herët për të nxjerrë përfundime për shkak të ndryshimeve sezonale në tregti.
“Po rritje ka shënuar nafta, automjetet vazhdojnë të kenë një rritje sa i përket të hyrave për shkak se këto janë produkte kryesore që përcaktojnë. Por prapë është herët për shkak se ndonjëherë janë disa edhe moti që ndikon në kohën se si shtrihen shpenzimet, si shtrihet importi. Është herët që të përcaktohet se paku deri në gjashtë mujorin e parë, ose deri në fund të vitit”, shtoi ai.
Drejtori i Doganës ka potencuar se rritja ekonomike e Kosovës ka ndikuar në shtimin e volumit të punës për këtë institucion, me një rritje të ndjeshme të transaksioneve tregtare vit pas viti.Ai ka shtuar se, megjithëse Dogana po përballet me sfida në ndjekjen e zhvillimeve ekonomike.
Sipas tij Dogana ka arritur rezultate të kënaqshme në luftimin e ekonomisë joformale, gjë që reflektohet edhe në përmirësimin e sjelljes së bizneseve ndaj detyrimeve fiskale.
“Në përgjithësi është sfiduese për shkak se ne vërejmë që ka një rritje të ekonomisë e cila reflektohet në ngarkesën e punës që i bëhet Doganës së Kosovës. Gjatë viteve të kaluara kemi pasur rreth 11 për qind vit për vit rritje të transaksioneve tregtare jashtë për shkak të rritjes në eksport, në import, në transit mallrat që kalojnë e gjitha kjo është pjesë që vihet në një farë mënyrë në barrën e Doganës së Kosovës. Shto në anën tjetër që nuk është e lehtë me ndjek këto zhvillime me shtimin e numrit të stafit, me kapacitete teknike teknologjike, mirëpo ne besoj që ia kemi dal mirë për shkak se kemi pasur mjaft shumë rezultate edhe për sa i përket luftimit të ekonomisë joformale që në një farë mënyre përkthehet edhe në pjesën tjetër po ajo që unë dua të shtoj që është shumë më rendësi më potencuar është se edhe vetë bizneset janë më respektuese ndaj detyrimit të tyre ligjor. Në përgjithësi kemi pasur pas pandemisë rreth 250 për qind në mesatare rritje të importit, nëse e konsiderojmë me rritjen e trendit të ekonomisë ose GDP vit për vit që në trendet historike kjo ka qenë kush nuk ka pasur ndryshime për politika fiskale ka qenë pak a shumë aty aty sa ka qenë rritja ekonomike aq ka qenë rritja e vlerave të mallrave në import. Sa është rritja e vlerës në import aq përkthehet në pjesën e të hyrave”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Llugaliu ka thënë se Dogana ka regjistruar rezultate të larta edhe në luftën kundër kontrabandës, me rritje të ndjeshme të vlerës së mallrave të konfiskuara.
Sa i përket situatës në Mitrovicën e Veriut, ai ka bërë të ditur se ajo është përmirësuar ndjeshëm falë përpjekjeve të qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit.
“Kemi regjistruar mjaftë shumë edhe rast të mashtrimeve të kontrabandës së ndryshëm. Vitin e kaluar ka qenë afër 19 milion vlera e mallrave të konfiskuara. Nëse e konsiderojmë me vitin 2019 vit para pandemisë e cila ka qenë vlerë 5.5 milion e shohim se sa është rritur efikasiteti edhe kjo ka qenë shifër e rritur vit pas viti, e shohim sa është rritur efikasiteti i anës tjetër të luftimit të ekonomisë joformale. Sa i përket Mitrovicës veriore kemi një situatë bukur mirë të normalizuar për shkak që e dim edhe përpjekjeve që kanë qenë të qeverisë për shtrirjen e zbatimit të sundimit të ligjit. Nuk është që tani vërejmë ndonjë sfidë të veçante sa i përket Mitrovicës së veriut, kemi sfida gjithandej mirëpo në përgjithësi kemi pasur një përformancë të mirë edhe në pjesë e luftimit të ekonomisë joformale, një pjesë e mirë e këtyre rezultateve na vijën për shkak të bashkëpunimit dhe besimit që kanë qytetar në autoritet e Kosovës që është një hallk mjaft e rëndësishme sa i përket përpjekjeve tona në luftimin e ekonomisë joformale”, ka thënë ai për Ekonomia Online.