Sa do të jetë Qeveria e përgjegjshme në këtë situatë që ja ka krijuar vetvetes
Nga Gani Sadiku – Duke u bazuar në të dhënat dhe analizat e studiuesve për çështje ekonomike dhe nëse vlen thënia se baza materiale ( ekonomike ) përcakton vetëdijen shoqërore atëherë nuk duhet të befasohemi me fenomenet dhe gjërat negative të cilat janë duke ndodhur apo pritet të ndodhin në Kosovë.
Është shumë absurde që qeveria e Hashim Thaçit të pret që Kosovën ta mbaj të qetë kur çdo ditë e më tepër po dalin në pah të palarat e njerëzve të sajë duke përfshirë edhe veprimet e tyre kriminale dhe pasurimin e njerëzve të politikës brenda natës.
Si është e mundur që Hashim Thaçi dhe ndihmësit e tij të mos i vërejnë këto hajni të vartësve të tij, apo ndoshta vallë po i pret të bëjnë gabime edhe më të mëdha e mandej ….? T`i marrin avokatët me famë botërore për t`i mbrojtur nga të këqijat që i kanë bërë popullit të vet.
Ndërtimi i Autostradave me standarde Evropiane, por me çmime astronomike e shkakton një dëm të pa riparueshëm në ekonominë Kosovare ( veç reflektimet tani më po duken në Kosovë ) sepse vështirë e ka qeveria e Kosovës ta bindë një armatë të rinjsh që nuk kanë akoma as biçikleta, apo ata njerëz që jetojnë më me pak se një dollar në ditë apo një shtresë e atyre qytetarëve familjarët e të cilëve vdesin në mungesë të barnave dhe pa përkujdesje mjekësore nëpër spitalet e Kosovës apo shtresën e pensionistëve që mundohet t`i mashtroj me 65€ në muaj, shumë kjo qesharake për një shtet që synon të futet në BE.
Me ndërtimin e autostradës për në Vërmicë do ta kenë një material për ta mbuluar hajninë që është bërë , sepse e kanë lidhur me emrin e madh Autostrada e Kombit , (ece guxo kundërshto diçka që është kombëtare n’ta majt se..!! ) por fillimi i ndërtimit të autostradës në drejtim të kufirit me Maqedoninë si do të arsyetohet kur mbi 15% e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme dhe kur mbi 45% e popullsisë janë të pa punë.
Të gjithë do ta përkrahnim ndërtimin e këtyre rrugëve sikur këto të bëheshin me përmasa karshi standardeve tona.
Si do të mund ta bindë Qeveria një pjesë të Kosovës siç është Anamorava ku prej luftës e këndej ende asnjë rrugë me rëndësi strategjike përveç mbushjes së gropave me përjashtim të disa rrugëve që janë shumë më pak të rëndësishme në krahasim me rrugën që do ta lidhte Kosovën Lindore dhe do të lidhej me korridorin e 10.
Një pjesë të fajit për mos investim në Anamoravë e kemi edhe ne qytetarët sepse kur të jetë koha e zgjedhjeve votat tona po i qojmë jo në adresën e duhur dhe posa të përfundojnë zgjedhjet më s`ka as vizita se lëre më investime.
Ndoshta neve do të na mësoj pësimi që kemi pasur sepse duhet që të bëhemi pak më kërkues dhe më lokalistë sa i përket interesit të këtyre banorëve për atë se kjo anë ka dhënë shumë njerëz për Kosovën dhe në vitin e ardhshëm do të festohet 70 vjetori i masakrës së Gjilanit ku janë vrarë mbi 6000 vetë.
Do të ishte shumë më e rrugës një politikë ekonomike ku gjysma e parave të autostradava të futeshin në katalizimin e zhvillimit ekonomik dhe të stimuloheshin hapje të vendeve të reja pune e jo të thirret Qeveria në rritjen e rrogave të atyre që janë të punësuar. Më mirë do të ishte sikur Qeveria të merrej me përmbushjen e standardeve që Kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE sesa të hap fronte dhe kriza për ta zhvendos vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale me të cilat ballafaqohet Kosova.
Ta zgjidh krizën në UP sepse aty është bërë çerdhe e të këqijave burim i mosdijes, mosedukatës, hajnisë akademike, përhapjes së antivlerave në vend se të ishte e kundërta.
Të punoj më tepër në zhvillimin dhe transformimin e FSK-së se sa t`i lejoj njerëzit që kanë kryer krime të fshihen pas emrit të UÇK-së duke shpërfytyruar vlerën e luftës së sajë.
Të mos mundohet të bëjë pazare me OJQ shoqëritë civile dhe njerëz të kritikës për ta blerë fjalën e lirë të tyre se mandej po e merr epitetin qeveri e kriminalizuar edhe nga Faktori ndërkombëtar.
Të mos luaj në kartën e ndryshimeve kushtetuese sepse tash më është kuptuar qëllimi Nihilist që është qëllim i dhënies së vendeve të rezervuara për pakicat e që për partitë e vogla opozitare do të ishte fundi marrjes së tyre me politikë nga se lufta politike në Kosovë do të bëhej vetëm për të parin e jo më për të tretin dhe se pakicat do të përdoreshin nga partia e parë për ta formuar qeverinë, dhe s’do të ketë më parti siç është LSI-ja në Shqipëri që do ta formonte Qeverinë me partinë e parë.
Fokusi i qeverisë të udhëhequr nga PDK-ja do të jetë kompensimi me emra dhe kalimi pa dhimbje i ndarjes së krahut të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit duke ju shitur qytetarëve sapun në vend djathi se gjoja në PDK nuk do të ketë qarje kur dihet mirë se dy emra shumë të fuqishëm që lidhen me themelimin e kësaj partie më tash janë larguar.
Tashmë do të rritet numri i partive opozitare kjo do ta shtoj konfrontimin dhe mospajtimin në mes partive opozitare por shtrohet pyetja se a do të rritet numri i deputetëve ne Kuvendin e Kosovës apo është lufta në krahun e pa dukshëm për ta dobësuar opozitën në mënyrë që të futet përçarje dhe prapë me një koalicion paszgjedhor Krasniqi dhe Thaçi bashkë me Limajn do të mbeten në Qeveri, por me pozita pak më ndryshe, Thaçi kryetar, Krasniqi PAP kryeparlamentar e Limaj ministër i punëve të brendshme.
Vendosmëria e EULEX-it për t`i burgosur “peshqit e mëdhenj” duket se do t`i ketë efektet e veta për shkak se ka bërë me dije që në Kosovë nuk do të ketë njeri të pa prekshëm , por nga ana tjetër nuk më pëlqen as pasiviteti,mospuna dhe jo gatishmëria e LDK-së për ti fituar zgjedhjet nacionale.
Nuk është se zgjedhjet fitohen duke u përçarë dhe duke dhënë deklarata pompoze nga zyrat e LDK-së por ato fitohen duke i shtrënguar rrypat (ata që bajn rrypa) dhe duke i ngjeshur radhët, apo ndoshta po e pritë që siç thuhet pushteti fitohet në saje të gabimeve që i bënë pozita! ,unë them jo , duhet shumë punë dhe angazhim sepse kjo qeveri nuk din të punoj mirë për qytetar ndërsa për dallavere dhe punë te pista ata janë shumë të përgaditur dhe me përvojë nga e kaluara.
Këtu për secilin qytetar është shumë e qartë se është në pyetje Kosova dhe jo më Partia.
Rënia e Partive në zgjedhjet lokale do duhej të ishte një uverturë dhe një leksikon i mirë për partitë politike se populli din ta prishë komoditetin e krijuar në kurriz të tij.
Sa do të ketë unitet përbrenda partive opozitare mbetet të shijet javët apo muajt në vijim, por siç duket përskajimi i AAK-së me PDK-në prej kur u kthye zoti Haradinaj nga Haga herën e fundit i ka kushtua shumë Aleancës por kam drojën se në rrafshin nacional do t`i kushtoj edhe Kosovës.
Profili shumë majtist i lëvizjes VV, raportet e sajë me faktorin ndërkombëtar si dhe vështirësitë e partive tjera që të bëjnë koalicion me VV, e bënë shumë të pa parashikueshme skenën politike të mbas zgjedhjeve nacionale në Kosovë.


