GRANDEMALL

S `ka incidente ndëretnike në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tri incidente ndëretnike kanë ndodhur në dhjetë ditët e fundit në komunën e Kamenicës mes nxënësve shqiptarë dhe serbë në shkollat e mesme.

Vojisllav Veljkoviq, drejtor në shkollën e mesme teknike, ka informuar të ashtuquajturën ministri për Kosovën në qeverinë serbe në lidhje me incidentet, raporton B92.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë Rajonale, Ismet Hashani ka thënë se policia ka rritur praninë nëpër shkolla pas incidenteve.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka hedhur poshtë pretendimet për tensione ndërtenike në Kamenicë, përkatësisht në shkollat e përziera etnikisht.

Hidromorava

Mediet serbe kanë raportuar se janë regjistruar disa incidente në këtë komunë mes nxënësve shqiptarë dhe serbë, duke i dhënë karakter ndëretnik rasteve në fjalë.

Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka hedhur poshtë pretendimet për incidente ndëretnike, duke thënë se ka ndodhur një incident i vogël mes nxënëseve të shkollës, siç mund të ndodhë edhe në secilën shkollë ku vijojnë mësimet vetëm nxënësit e një etnie.

Hashani ka thënë se “Kamenica vazhdon të jetë shembull i bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe fakt për këtë janë edhe shkollat e përbashkëta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.