Ruzhdi Ismajli shembull i qëndresës dhe sakrificës për gjeneratat e reja

Gjilan – Profesor Ruzhdi Ismajli për shumë vite radhazi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e gjeneratave të reja në komunën e Gjilanit.
Ishte njeri që kontribuoi në shumë fusha dhe si i tillë është vlerësuar gjithnjë. Puna dhe vlera e tij nuk duhet të harrohet për asnjë moment andaj kontributi i profesorit gjatë viteve dhënë gjeneratave të reja do të mbetet shembull për brezat e ardhshëm dhe për ata që patën fatin të jenë nxënës të tij thotë Lutfi Haziri derisa përkujton punën e palodhshme dhe vetëmohueshme të Ruzhdi Ismajlit dhënë shkollës shqipe dhe gjeneratave të shumta në Gjilan e Anamoravë.
“Në këtë përvjetor të tetë, mund të themi se për ne është një përkujtim i pa harruar për Profesorin tonë të madh, që përmban dhembjen për humbjen e Tij fizike dhe është krenari e madhe për veprën e Tij.
Për këtë jetojnë njerëzit. Për këtë jetoi dhe veproi Profesori ynë i nderuar ka thënë Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së me rastin e tetë vjetorit të vdekjes. /rajonipress/