GRANDEMALL

Rutte: Në Kosovë dhe Serbi palët janë të interesuara të de-eskalojnë situatën, optimist se ‘mendjet e ftohta’ do të mbizotërojnë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti tha se si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi ka vërejtur që palët janë të interesuara që të de-eskalojnë situatën.

Ai tha se veprimet për de-eskalimin e situatës duhet të vijnë nga të dyja palët.

“Kemi pas bisedime të gjata në Beograd dhe në Prishtinë… Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi… Tani duhet të fokusohemi në de-eskalim dhe në udhërrëfyesin e BE-së… De-eskalimi duhet të jetë nga të dy palët…Jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë…”, tha Rutte.

Uji Dea

Ai tha se ka vërejtur që edhe në Beograd dhe në Prishtinë palët dëshirojnë të de-eskalojnë situatën, ndërkaq theksoi se duhet përkrahur procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe ndihmuar nga SHBA-të.

Ndërkaq, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Luksemburgu dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme. Duke folur për tensionet në veri, Bettel ka thënë se nuk kanë ardhur këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe për të gjetur një zgjidhje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.