FITORJA

Rutte: Dialogu Prishtinë-Beograd s’po ec si do të donim ne, jemi të vetëdijshëm për tensionet në rajon

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në adresimin e sotëm para mediave në Bruksel ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ec siç do të donin ata.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, tha Rutte, raporton Gazeta Express.

Në pyetjen e gazetarit nga Bosnja se sa do t’i kushtohet vëmendje rajonit dhe veçanërisht Bosnjës, Rutte tha se janë të shqetësuar për përpjekjet për ndarjen e shoqërisë në këtë shtet.

Mobi Casa

“Dhe jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”.

Rutte theksoi përpjekjet e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit për të afruar gjashtë shtetet më afër BE-së dhe NATO’s ato shtete që s’janë pjesë e Aleancës.

“Sidomos jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë dhe me udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s për ata që nuk janë ende në NATO”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.