Uji Dea

Rusia i refuzon vizën Nushit, shkas: pasaporta e tij kosovare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollisti që luan prej vitesh në Zvicër ka vetëm pasaportën kosovare ndërsa Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Kristian Nushi, futbollisti i njohur shqiptar nga Kosova që luan për skuadrën FC St. Gallen të superligës së Zvicrës mund të mos lejohet të luajë në ndeshjen e Play-ofit të Ligës së Evropës në Moskë. Shkak për këtë mund të bëhet mosdhënia e vizës nga shteti rus për futbollistin me shtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.

Nushi ka vetëm pasaportën kosovare ndërsa Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

ARKATANA

Edhe apeli që ka bërë FC St. Gallen në adresë të UEFA-s ka mbetur pa një përgjigje pozitive. Kjo për faktin se Kosova nuk është e pranuar si shtet sovran as nga UEFA, Federata e Evropiane e Futbollit.

Mesfushori 31 vjeçar shpreson megjithatë se do të vihet në dispozicion të skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit të Ligës së Evropës në Moskë. “Këtu kemi të bëjmë vetëm me futbollin, me tri ditë në Moskë dhe jo me politikën”, thotë Nushi për gazetën “St.galler Tagblatt”. Më tutje gazeta informon lexuesit e saj mbi historinë e re të Kosovës.

“Kosova ka shpallur më 17 shkurt 2009 në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia. Ajo u njoh ndërkohë nga SHBA dhe nga numri më i madh i shteteve anëtare të NATO-s e të BE-së. Por njohja nuk erdhi nga vendet si Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja, po ashtu anëtare të BE-së. Krahas Serbisë, janë para së gjithash Rusia dhe Serbia që janë në mënyrë strikte kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.