ARKATANA

Rusia dashurohet me filmin “Right to Love”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ermira Babamusta, New York -Filmi “Right to Love” (E Drejta për të Dashuruar) gjatë premierës në Rusi i dha emocione një salle mbushur plot e përplot, një moment i veçantë për aktorin Luan Bexhetin dhe producenten Amina Zhanan, të cilët ishin prezent. Premiera e filmit u shfaq në teatrin e famshëm “Eldar” me 17 mars 2013 në Moskë.

Premiera solli mbi 100 spektatorë, duke përfshirë edhe Vipat dhe yjet e njohur të Rusisë. Midis tyre ishin dhe aktorët e famshme ruse Ludmila Dmitrieva dhe Ksenia Berestnikova, ylli i muzikës Shamil, këngëtari i muzikës Balkar folk Ruslan Khasaitov, poeti çerkez Ratmir, etj.

Mobi Casa

Filmi u shfaq në gjuhën origjinale, në anglisht, pa përkthim ose titra, që ishte e para herë për kinemanë ruse. Filmi u realizua me regji të Puaul Kurtit, me producentë Amina Zhaman (e cila ka shkruar skenarin dhe luan rolin kryesor, producente) dhe Marina Bolotokova, (producente & CEO e Oriental Pearl LLC).

“Jam shumë e lumtur që audienca vendase dhe e huaj në Moskë u dashuruan me filmin “Right to Love”. Shumë nga spektatorët kanë qarë në fund të filmit gjatë shfaqjes, të gjithë ishin të emocionuar dhe u prekën nga historia e Tonit dhe Aminës. Nuk donin që filmi të përfundonte pa “happy ending”. Që nga premiera Amerikane në dhjetor 2012 shumë kritikë dhe shikues të filmit më tregojnë që duan të shikojnë më shumë dhe filmi të vazhdojë me një pjesë tjetër. Te them të drejtën nuk e prisja këtë lloj reagimi në Moskë, meqë audienca këtu rrallë emocionohet. Jam mahnitur me numrin e madh të personave si në New York edhe në Moskë që duan të më bindin të krijoj pjesën e dytë si vijim për filmin Right to Love,” tha skenaristja dhe producentja e filmit, Amina Zhaman. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.