Hidromorava

Rusia akuzon Kosovën se po stërvit rebelët sirianë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shfaqur të hënën shqetësime për raportimet që falsin se rebelët sirianë po trajnohen në Kosovë dhe se po stërviten nga anëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po krijojnë bazën ndërkombëtare për stërvitje të rebëve.

Gazeta ‘Dnevni Avaz’ i Sarajevës citon protestën ruse, në të cilën theksohet “Vëmendjen tonë e tërheqin raportet e fundit mediale mbi lidhjet e opozitës siriane dhe të autoriteteve’, siç citohet, “të të ashtuquajturës Republika e Kosovës.

Kjo përfshin jo vetëm shkëmbimin e përvojave për organizimin e lëvizjeve separatiste të drejtuara kundër regjimeve, por përfshin stërvitjen e rebelëve të Sirisë në Kosovë”.

Sipas pohimeve të Moskës, qendrat stërvitore ndodhen në ish-bazat e UÇK-së, kurse “shndërrimi i Kosovës në bazë ndërkombëtare për ushtrimin e rebelëve për formacione të ndryshme të armatosura mund të jetë faktor kryesor destabilizues në Ballkan”.

Ministria e Punëvbe të Jashtme e Rusisë ka vlerësuar se qëllimet e tilla bëjnë të shqetësohemi dhe se qëllimet e stërvitjes se rebelëve sirianë në Kosovë janë në kundërshtim me përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe të të deleguarit special paqësor të saj, Kofi Annanit.

Mobi Casa

Mediat ruse mbështeten në raportet e agjencive perëndimore të javëve të shkuara dhe njoftojnë se delegacioni i rebelëve sirianë ka udhëtuar në Prishtinë direkt nga SHBA, ku gjoja janë marrë vesh se si ta shfrytëzojnë ndihmën e UÇK-së për arritjen e qëllimeve të veta.

“Jemi këtu që të marrim mësime. Në Kosovë e kanë kaluar këtë rrugë dhe kanë përvojat e nevojshme aq të dobishme për ne. Posaçërisht dëshirojmë të dimë se si të unifikojmë në një ushtri grupet tona të armatosura të shkapërderdhura:, është shprehur njëri nga liderët e opozitës së armatosur siriane dhe luftëtar për të drejtat njerëzore, Amar Abdulhamid.

Abdulhamidi kishte braktisur Sirinë në vitin 2005 dhe ishte vendosur në SHBA, i cili qysh më herët njihet si kundërshtar i regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Edhe përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit dje akuzoi Kosovën se po stërvit rebelët sirianë. Por, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mohoi akuzat e tilla.(koha).