Hidromorava

Rukiqi takohet me stafin e tij dhe Komandantët e Stacioneve Policore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij të lartë ka organizuar takim me Komandantët e Stacioneve Policore në kuadër të rajonit të Gjilanit.

Në këtë takim është analizuar zbatimi i “ Strategjisë së integruar e Policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe Policimi në bashkësi, Plani i Veprimit 2021-2025”. Është vlerësuar se janë ndërmarr veprimet në funksion të realizimit të aktiviteteve të përcaktuara me këtë strategji.

Kolonel Rukiqi ka kërkuar t’i kushtohet kujdes preventivës duke rritur prezencën policore në teren, shtimin e aktiviteteve dhe masat e policisë rreth pikave të karburanteve, në parandalim të incidenteve kriminale, parandalim të vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve, hetimin e rasteve kriminale, ngritjen akoma më shumë të bashkëpunimit me qytetarët dhe institucionet lokale, aktivitete shtesë për ngritjen e nivelit të sigurisë në përgjithësi, takime me bizneset, prezenca në afërsi të shkollave, reagimi të shpejtë në incidente, aktivitetet shtesë kundër COVID-19, rritjen e raportimeve inteligjente, parandalimin e aksidenteve, shtimin e inspektimeve në nivel rajonal dhe stacione policore, ngritjen e integritetit dhe disiplinës së punonjësve, etj.

Hidromorava

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet me qytetarët.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit, zëdhënës Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.