Mobi Casa

Rukiqi: Murati duhet të jap llogari për rritjen drastike të çmimeve të energjisë për bizneset

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar ndaj deputetit Murati, duke e akuzuar atë dhe kolegët e tij për paaftësi dhe arrogancë në menaxhimin e çështjeve ekonomike, shkruan Ekonomia Online.

Rukiqi thekson se, si ministër në detyrë i Financave, Murati refuzoi ndarjen e një subvencioni prej 15 milionë eurosh për mbulesën e tarifave të energjisë për bizneset, duke lejuar që ato të dalin në treg të derreguluar me çmime që arrijnë deri në 300% më të shtrenjta.

Uji Dea

Ai e cilëson këtë veprim si një dështim të rëndë që po e paguajnë bizneset dhe qytetarët.