UBT

Rugova vepronte, si një filozof

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në shtatë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, lideri i aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se ai ishte lideri që vulosi fundshekullin e kaluar dhe këtë fillim shekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë.

Mustafa këto komente i ka bërë sot derisa sa ka vizituar familjen Rugova.

“LDK e çmon shumë lartë figurën dhe personalitetin e presidentit Rugova edhe si kryetar të LDK-së, edhe si president i vendit. Si një filozof i cili e zhvilloi një aktivitet dhe një lëvizje të veçantë në një periudhe kur ishte shumë vështirë të lëvizej për liri, pavarësi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri dhe të arritëm që Kosovë ta pavarësojmë që Kosova të ec drejtë integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, kërkesë e tij e kamotshme”, ka thënë Mustafa.

GRANDEMALL

Shtatë vjet nga vdekja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova

Sot mbushen 7 vjet nga vdekja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përkujtim të tij, sot përfaqësues të institucioneve dhe partive politike do të bëjnë homazhe pranë varrit të tij në Velani si dhe janë paralajmëruar të mbahen dy akademi përkujtimore, njëra e organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të mbahet në orën 11:00 dhe tjetra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cila do të mbahet në orën 13:00.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.