Rugova: S’ka koalicion me PDK-në edhe pse ata dëshirojnë

Partia Demokratike e Kosovës ka dëshirë të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por një koalicion i tillë është i dëmshëm dhe nuk do të ndodhë.
LDK do të hynë në zgjedhje si parti e vetme, dhe jemi të bindur që do t’i fitojmë sepse është koha e duhur që me këtë qeverisje, të marrë fund ky degradimi i vazhdueshëm i shtetit të Kosovës që është pothuajse i padurueshëm, thotë në një intervistë për KosovaPress, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Rugova thotë se është i bindur në fitoren liderit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, në zgjedhjet e përgjithshme.
“E di që kanë qef ata me bo koalicion me ne, gjithmonë, se ju kemi gjendur në momente të caktume. Vendim nuk ka po ne jemi të bindur që nuk do të kemi koalicion me PDK’në, do të shofim me këto partitë më të vogla të cilat mund të hyjnë në garë, sigurisht që ka biseda në mes partive ato normal që zhvillohen gjithmonë, mirëpo në zgjedhjet e ardhshme do të hyjmë si parti e vetme”, thotë ai.
Rugova mendon se qeverisjes aktuale i ka ardhur koha që të përfundojë, e në këtë mënyrë LDK’ja të drejtojë shtetin e Kosovës drejtë ndryshimeve të mëdha pozitive duke eliminuar aferat korruptive.
Ai thotë se banorët e Istogut do t’i sigurojnë Isa Mustafës një numër mjaftë të madhë votash.
“Jemi të bindur që do t’i fitojmë zgjedhjet, sepse ëshë koha e duhur që ky degradimi i vazhdueshëm i shtetit të Kosovës me këtë qeverisje është pothuajse i padurueshëm, jam i bindur që Lidhja Demokratike mund ta orientojë mbarë shtetin e Kosovës, të bëjë reforma të duhura dhe ta vendosim në binarë të një zhvillimi më dinamik, zhvillimi ekonomik që është më se e domosdoshme, të një sundimi të mirëfilltë të ligjit, të eliminimit të këtyre formave e aferave korruptive, të zbardhjes së gjitha krimeve kohore, kjo është e domosdoshme”, thotë ai.
Rugova pohon se deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje paraprake. Megjithatë,pranon se nuk mund të keteqeverisje pa koalicion, por siç thotë ai, marrëveshje e tillë do të bëhet me atë parti me të cilën kanë vizione të përbashkëta.
“LDK’ja nuk ka ndonjë marrëveshje paraprake përkundër spekulimeve eventuale që dalin nëpër media nuk ka asnjë lloj marrëveshje për asnjë lloj partie për marrëveshje paraprake. Unë jam i bindur që do të shkojmë në zgjedhje si parti e vetme, sigurisht që nuk mund të krijohet një qeveri pa kualicion bazuar në konfiguracionin politik që e ka Kosova dhe ligjet përkatëse. Unë mendoj që atëherë koalicionet mund të diskutohen me partitë të cilat ne konsiderojmë dhe ata konsiderojnë që kemi programe të afërta apo të ngjajshme”, ka thënë ai.