FIDANISHTJA

Rugova: Kush ka ambicie për kreun e LDK-së atë do ta shprehë në Kuvendin Zgjedhor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emrat e pesë kandidatëve po lakohen se janë në garë për kreun e LDK-së dhe kandidaturat pritet t’i bëjnë publike në Kuvendin Zgjedhor, i cili do të mbahet këtë të shtunë. Ndonëse ende zyrtarisht nuk dihet se cilët janë kandidatët për kryetar të LDK-së mësohet se Isa Mustafa po synon ta marrë edhe për një mandat drejtimin e partisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Për të marrë përgjegjësinë e liderit të LDK-së është shprehur i gatshëm edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Po ashtu në opinion po lakohet edhe emri i kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit, i kreut të Podujevës Agim Veliut, si dhe i deputetes Vjosa

Nënkryetari tjetër i LDK-së, Haki Rugova, nuk përmendi emrat e kandidatëve për kryetar të partisë. Ai shtoi se LDK-ja është në diskutime për kandidatët, të cilët do të bëhen publikë ditën e Kuvendit Zgjedhor.

FIDANISHTJA

“Kandidaturat do të shpallen në Kuvend. Unë nuk mund as ta pohoj e as ta mohoj kandidaturën time, kush ka ambicie për kryetar atë do ta shprehë në Kuvend. Ne do të provojmë të arrijmë marrëveshje brenda dy-tri ditëve dhe me një qëndrim të përbashkët do të dalim me kandidaturat”, ka thënë Rugova për “Zërin”.

Ai deklaroi se është e rëndësishme të ketë kandidatë të duhur dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të mos ndërlidhet vetëm me një emër.

“Po presim të jetë një kuvend i suksesshëm, kuvend i vlerave dhe kjo është ajo që ne presim. Nuk janë interesante vetëm kandidaturat, me rëndësi është që procesi të përfundojë mirë dhe të jenë kandidatët e duhur, kushdo qofshin ata”, ka deklaruar ai./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.