Fundamenti

​Rugova: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një koalicion PDK – LDK

/ 2 minuta lexim

Kryetari i komunës së Istogut dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova e ka forcuar edhe më shumë vendosmërinë e të mos bërit koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjatë një interviste për TV Dukagjini, Rugova ka hedhur poshtë zërat se partia e tij pas zgjedhjeve të 8 qershorit do të bëjë koalicion me PDK, duke preferuar që një koalicion të tillë ta bëjnë me ndonjë parti më të vogël.

“Ky është një lansim që po bëhet nga vet PDK-ja, në mënyrë që ti bëjë dëm LDK-së këtu. Dihet fare mirë që ne nuk do bëjmë koalicion me PDK-në në asnjë mënyrë, jo pse jemi të armiqësuar deri në atë shkallë por sepse e kemi konkurrent të parë dhe sepse jam i bindur që Kosova nuk mund të qeveriset me një koalicion të tillë. LDK gjithnjë do të qeverisë me parti më të vogla dhe që kanë program të përafërt me LDK-në”, ka deklaruar Haki Rugova.

Mos bashkëpunimin me PDK-në, Rugova e ka arsyetuar me, siç thotë ai dështimin e qeverisjes së fundit e udhëhequr nga PDK-ja.

Eco Higjiena

Rugova në këtë emision ka ngritur faktin siç ka thënë, ed he të dëmtimit që LDK shumë herë ia ka bërë vetës si parti, duke mbështetur procese të rëndësishme për të mire të vendit, e të cilat pastaj janë interpretuar nga konkurrentët politik në disfavor të LDK-së.

E kur ka folur për programin e partisë që bënë pjesë edhe vetë ai, LDK-në, Rugova ka thënë se kjo parti ka vizionin dhe programin e saj që bazohet në frymën Rugoviane e me të cilin, do ti fitoi zgjedhjet nacionale dhe do ta qeverisë Kosovën.

Haki Rugova në këtë emision ka folur edhe për prurjet e reja në LDK të cilat sipas tij do të kenë vend të merituar në këtë subjekt.